Bujanoc: Republikanët dorëzuan Listën në Komisionin Komunal Zgjedhor
Partia Republikane, në Komisionin Komunal Zgjedhor ka dorëzuar listën e kandidatëve të mundshëm për këshilltarë komunalë të Bujanocit.Kryetari i republikanëve të komunitetit shqiptar, Avdil Ramadani, i cili njëherit është edhe nënkryetar i këtij subjekti multinacional në Serbi e Vojvodinë, falënderoi mbështetësit e listës së kandidatëve për këshilltarë, duke u zotuar se ky subjekt do të jetë një zë i fuqishëm i elektoratit për të sjellë ndryshime në qeverisjen lokale.
“Zgjedhjet lokale dhe parlamentare, janë të rëndësishme për qytetarët tanë, të cilët duhet me votën e tyre, të zgjedhin më të mirët, ata të cilët në mandatin katërvjeçar, të angazhohen për një Kuvend stabil, efikas dhe të përgjegjshëm, për ngritjen e cilësisë së jetës të qytetarëve të saj”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Partisë Republikane për Bujanoc, gjatë dorëzimit të Listës zgjedhore në Komisionin Komunal Zgjedhor të Bujanocit./Titulli.com/