Komisioneri evropian Varhelyi thotë se u bë inaugurimi i seksionit të parë të autostradës Nish-Merdar
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka bërë të ditur se është bërë inaugurimi i pjesës së parë të seksionit të Nish - Merdarë, në kuadër të Autostradës së Paqes.
Ai, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështetë projekte të tilla.
“Ne i lidhim njerëzit dhe bizneset e Serbisë. Kjo autostradë është një projekt kryesor i Planit Ekonomik dhe Investimeve prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor. BE-ja investon! Më shumë gjëra po vijnë”, tha Varhelyi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-rruga-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory