Lokale
KKSH dhe deputeti në vizitë në Shqipëri
Kryetari i Këshillit Kombëtar Galip Beqiri dhe Deputeti i vetëm shqiptarë në parlamentin e Serbisë Riza Halimi, po qëndrojnë për vizitë në institucionet më të larta të Shqipërisë, me ftesë të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Sipas kumtesës së KKSH-së, vizita ka për qëllim harmonizimin e veprimeve në vazhdim për zgjidhjen e problemeve vitale të Luginës së Preshevës.
Me Ministrin e Arsimit, temë e takimit do të jenë problematikat e arsimit që ballafaqohen shkollat në Luginën, si librat shkollor në gjuhën shqipe, planë programet shkollore dhe çështja e regjistrimit të studentëve nga Lugina në universitetet e Republikës së Shqipërisë.
Me Ministrin e Kulturës do të bisedohet për manifestimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe shkëmbimet kulturore. Ndërkaq, temë diskutimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të jetë, gjenda politike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe inkurajimi për një agjendë veprimi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/tirana-sheshi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!