Këshilli Komunal në Preshevë miraton rebalancin e buxhetit të 2019-së
Sot nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal në Preshevë. Në njoftimin për media thuhet se është miratuar edhe rebalanci i buxhetit të 2019-së.
Në postimin në facebook shkruhet se në mbledhjen e 12-të të KK-së është miratuar edhe propozim vendimi mbi taksat për vitin 2020.
“Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal. Kryetari Komunës bashkë me anëtarët e këshillit komunal kanë mbajtur sot mbledhjen e dymbëdhjetë me radhë e cila është edhe e fundit për këtë vit. Si pika të rëndësishme për këtë takim ishin Rebalansi i fundit për këtë vit. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi taksat për vitin 2020, shqyrtimi dhe miratimi i planit kadrovik të komunës së Preshevës për vitin 2020 dhe Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi programin buxhetor të komunës së Preshevës për vitin 2020” – shkruhet në facebook.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/8918930_2561754183893119_4676605518553284608_o.jpg): failed to open stream: No such file or directory