Dhjetë fjalët që s’mund të përkthehen në asnjë gjuhë
Në botë ekzistojnë rreth 7.000 gjuhë dhe nuk është për t’u habitur se disa nga fjalët e tyre nuk mund të përkthehen, me gjithë globalizmin dhe faktin se gjithnjë e më shumë njerëz mësojnë gjuhët e huaja, transmeton Koha.net.
“Indipendenti” ka zgjedhur disa nga shembujt më interesant, të cilët po i transmeton Koha.net:
Cafuné (portugalisht)
Miklimi me gishta nëpër flokët e të dashurit.
Litost (çekisht)
Shkrimtari i njohur çek, Milan Kundera, e ka përkufizuar si “dëshpërim që i ndodh njeriut kur ai përnjëherë e sheh në çfarë gjendje të mjerë ndodhet”.
Schnapsidee (gjermanisht)
Plani i krijuar në gjendje të dehur ose është aq qesharak sa jeni të sigurt se keni qenë të dehur kur e keni bërë.
Viraha (hindu)
Bindja sa e keni dashur dikë vetëm pasi ndaheni.
Jayus (indonezisht)
“Shaka” aq jo spirituoze sa nuk mund të ndaleni së qeshuri për jospirituozitetin.
Tsundoku (japonisht)
Kur bleni një libër të cilën asnjëherë më nuk e hapni.
Oodal (tamile)
Aktrimi i zemërimit para partnerit pas grindjes në dashuri.
Toska (rusisht)
Vladimir Nabokov e ka përshkruar këtë fjalë si “ndjenjë e ankthit të madh shpirtëror që shkaktohet pa ndonjë shkas të veçantë.
Abbiocco (italisht)
Kotje që ndieni pasi keni ngrënë pa “hile”.
Odnolюb (rusisht)
Personi që gjithë jetën ka pasur vetëm një dashuri.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uto_06fjale1575621258.jpg): failed to open stream: No such file or directory