“James Bond” mbledh mbi 100 milionë paund për të prekurit nga tërmetit në Turqi
Aktori britanik Daniel Craig, i cili ka luajtur rolin e “James Bond”, ka mbledhur më shumë se 100 milionë paund për viktimat e tërmetit në Turqi.
Pas lëkundjeve të fuqishme në Kahramanmaraş, shume emra të njohur rreth e qark botës morën iniciativa për t’i ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë. Një prej tyre ishte edhe aktori i njohur, i cili njihet edhe si 007.
Craig bëri një video-konferencë me anë të së cilës u bënte thirrje qytetarëve dhe fansave të tij që të dhuronin para për viktimat e tërmetit e 6 shkurtit.
Videoja u transmetua në shumë kanale televizive në Britaninë e Madhe.
Falë nismës që mblodhi së bashku 15 organizata bamirësie në Angli, shuma e donacioneve të mbledhura i kaloi 101 milionë paundët. Aktori i njohur falënderoi më pas të gjithë ata që dhuruan./a2cnn/