titulli.com
Intervista

Intervistë: Qeveria e Kosovës, tarifat do të ulen ose eventualisht hiqen

19.Mar.2012 16:23
0
Në kohën kur ne kemi arritur marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë padyshim se i kemi pasur parasysh shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ju jeni në dijeni se edhe marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave për të cilën ne kemi këmbëngulur që të shtrohet në dialog dhe të arrihet marrëveshja, kjo marrëveshje është në të mirë të shqiptarëve të Luginës të cilët studiojnë në universitet në Kosovë dhe më pas u pamundësohet vazhdimi i studimeve ose punësimi në Serbi, praktikisht më këtë marrëveshje këto pengesa hiqen, i ka thënë Titullit Dren Zeka, këshilltar politik kryesor i Zëvendëskryeministres Edita Tahiri. Ai gjithashtu gjatë intervistës ka shpjeguar se Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar që kësaj ti jepet një zgjidhje e shpejtë në mënyrë që tarifat të ulen ose eventualisht të hiqen fare.           Pagesa e policave të sigurimit a mundë të hiqet brenda një afati të shkurtër, kur mundë të ndodhë kjo?     Zeka: Ne po ashtu ndajmë shqetësimin e njëjtë se tarifat për policat e sigurimeve janë të larta dhe këtë Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri që nga fillimi e ka adresuar në dialogun teknik dhe pran ndërmjetësit Robert Cooper, ajo vazhdimisht në gjitha takimet diplomatike e potencon këtë problem dhe opsionet për tejkalimin e tij. Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar që kësaj ti jepet një zgjidhje e shpejtë në mënyrë që tarifat të ulen ose eventualisht të hiqen fare. Për këtë çështje janë duke u diskutuar disa opsione dhe ekspertët dhe kompanitë e sigurimeve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë janë duke i shikuar mundësitë për zgjidhjen e këtij problemi. Përmes angazhimit të Bashkimit Evropian kërkojmë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë. Për momentin nuk mund të paraqes një afat të saktë kohorë por mund të ju garantoj se jemi të angazhuar dhe presim rezultate të shpejta.   Duke e pasur parasysh gjendjen ekonomike të vështirë në Luginë, nuk mund të përballohet pagesa prej 60 euro për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Pse në këtë rast nuk është bërë ndonjë përjashtim për qytetarët shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë?     Zeka: Në kohën kur ne kemi arritur marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë padyshim se i kemi pasur parasysh shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ju jeni në dijeni se edhe marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave për të cilën ne kemi këmbëngulur që të shtrohet në dialog dhe të arrihet marrëveshja, kjo marrëveshje është në të mirë të shqiptarëve të Luginës të cilët studiojnë në universitet në Kosovë dhe më pas u pamundësohet vazhdimi i studimeve ose punësimi në Serbi, praktikisht më këtë marrëveshje këto pengesa hiqen. Sa i përket përjashtimit të zbatimit të tarifave të sigurimeve kufitare për qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kjo realisht nuk kanë qenë e mundur për shkak se praktikat e sigurimeve të automjeteve dhe pavarësia e sistemit të sigurimeve të automjeteve  nuk e lejojnë një gjë të tillë. Ajo çka është e mundur është që përmes një marrëveshje komerciale të të dy byrove të sigurimeve të automjeteve kjo tarifë të zvogëlohet dukshëm siç e kemi me Shqipërinë dhe Maqedoninë ose të hiqet fare duke njohur në mënyrë reciproke tarifat e njëra-tjetrës dhe ju garantoj se jemi duke punuar intensivisht për këtë dhe besojmë që përmes angazhimit edhe të Bashkimit Evropian kjo do të arrihet. Interesimi dhe angazhimi ynë i vazhdueshëm është që të gjejmë zgjidhje për të gjithë.   Automjetet me targa të vjetra të Serbisë (GL,PR, etj.) nuk paguajnë policën e sigurimit për të hyrë në Kosovë. Si e shpjegoni këtë?  Zeka: Këto targa të automjeteve për të cilat ju flisni janë ilegale dhe ne i trajtojmë si të tilla. Në bazë të marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë përdorimi i targave të tilla nuk lejohet dhe të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim duhet bartin vetëm targa që prodhohen nga institucionet e Republikës së Kosovës. Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë një fushatë sensibilizuese mbi metodologjinë e kalimit nga targat ilegale në ato legale, prandaj edhe ndërrimi i tyre është në proces dhe transferimi i plotë është çështje kohe./Titulli.com/      
Adelina Ismajli: Dua të realizoj koncert në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration