Intervistë: Lugina është një zonë e ndjeshme
Intervista

Intervistë: Lugina është një zonë e ndjeshme

06.May.2012 14:43
0
Leonora Jakupi disa ditë më parë ishte ne qytetin e Bujanocit ku ka performuar për herë të parë që nga viti 2004. Portali informativ Titulli ka realizuar një intervistë me këngëtaren Leonora Jakupin dhe ka mësuar se këngëtarja me prejardhje nga Drenica ka qenë shumë e emocionuar deri sa po performonte në Bujanoc para fansave të saj nga Lugina, pasi që sipas saj Lugina është një zonë e ndjeshme. Ajo ka folur edhe për projektet e saja që do ti realizon këtë verë si dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë se një ditë të do të dalë para fansave të saj nga Lugina me një këngë kushtuar pikërisht dëshmorëve të kësaj ane.   Disa ditë më parë performuat në Bujanoc, si u pritet nga publiku i kësaj ane ? Sinqerisht jam shumë e emocionuar për faktin se jo pse unë këndoj këngë patriotike, këndoj shumë shpesh, por kjo zonë është më e ndjeshme sikur edhe pjesa jonë  e Kosovës Veriore po them andej, natyrisht u ndjeva shumë e emocionuar për faktin që gjithnjë këndonin këngët e mija e posaçërisht ato me motive patriotike, ishte entuziazmuese. Nëse merrni ftesë nga ndonjë organizatorë , a do të merrni pjesë sërish në një koncert këtu në Luginë? Nëse do të marrë ndonjë ftesë të mirëfilltë siç ishte kjo, absolutisht që do të marrë pjesë sepse nuk mund të ndajë publikun, popullin, nuk i ndajë me krahina po ashtu jam këngëtare e gjithë kombit tim, dhe kam kënaqësinë më të madhe, veçanërisht për këtë pjesë. Nëse do të porositet një këngë për ta realizuar për dëshmorët e rënë për liri të UÇPMB-së , a do ta realizoni ? Në fakt unë nuk është që kam edhe shumë këngë patriotike, madje kur kam realizuar edhe këngën e fundit është për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhe kam thënë se me këtë këngë do të përmbylli atë pjesën e këngëve të mia patriotike, mirëpo ndonjëherë zemra nuk më thotë ashtu dhe e dua me gjithë shpirt këngën patriotike dhe absolutisht që do ta bëja. Kam bërë këngë edhe për dëshmorët tjerë dhe është kënaqësi të realizosh një këngë për dëshmorët. Disa vite më parë keni prishur raportet me kolegen tuaj  Adelina Ismajlin, si qëndrojnë tani marrëdhëniet kolektive ? Nuk kisha dashur të komentoj për këtë temë... A jeni duke punuar në ndonjë projekt për realizimin e ndonjë klipi  të ri ? Jam duke e përgatitur një këngë të re dhe mund ta presin të gjithë ata që e duan muzikën time. Po përgatis albumin të cilin shpresoj që këtë vit do të jetë gati, do të përmbajë këngë të cilat kanë qenë edhe këngë singël në vitet që i kemi lënë pas, po ashtu këtë vit do të ketë përmbledhje të këngëve të reja. Shpresoj që këtë verë të dalë edhe me një klip dhe një këngë e re që do të jetë e shoqëruar me videoklip, shpresoj që të mirëpritet. A patët ju problemin për qarkullim të lirë në drejtim të luginës, siç po e kanë qytetarët e kësaj ane barrierën prej 60 euro ? Unë nuk e pata këtë vështirësi, natyrisht duke iu falënderuar organizatorëve që në mënyrë të organizuar e bërën ardhjen tonë. Ishte pak e frikshme për mua pasi që unë isha me pasaportë kosovare dhe siç e kuptova pasaporta nuk njihet nga shteti serb, por ajo që po më brengos shumë është fakti që shqiptarët e Luginës po kanë vështirësi për të ardhur në Kosovë për shkak që duhet të paguajnë 60 euro për dy javë, e që unë sinqerisht mendoj që nuk është e ndershme fare, pasi që shumë shqiptarë kanë familje atje, dhe është një gjest i pahijshëm. Dhe në fund diçka të shtoni, apo mesazhi juaj drejtuar fansave ? Sinqerisht më ka marrë malli të këndoj këtu për faktin se që nga viti 2004 nuk kam qenë këtu dhe i falënderoj të gjithë ata që ishin në këtë koncert dhe pata rastin ti këndoja gjitha këngët e mija. Shpresoj që në një të ardhme më të afërt të organizohet përsëri një koncert i tillë, dhe po jap premtimin tim se do të vijë përsëri këtu në Luginë, dhe i falënderoj gjithë fansat e mi për përkrahjen, mbështetjen dhe dashurinë që ma kanë dhënë sot dhe gjithmonë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/leonora_jakupi_06.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Qeveria e Serbisë nuk na sheh me sy të mirë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration