Zyrtare: Kjo është koha kur do të publikohet regjistrimi sipas kombësisë etnike në Serbi?
Enti Republikan i Statistikave të Serbisë ka publikuar rezultatet e para preliminare të regjistrimit të popullsisë i realizuar gjatë vitit 2022 ndërsa për numrin e saktë të shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë akoma nuk dihet shkruan Titulli.com.
Redaksia e Titulli.com përmes pyetjeve në e-mail ju ka drejtuar Entit Republikan të Statistikave të Serbisë lidhur me numrin e saktë të banorëve shqiptar të regjistruar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Zyrtarja nga ky institucion Liljana Gjorgjeviq në përgjigjen e saj ka shkruar se në rezultatet e para të regjistrimit publikohen vetëm të dhënat bazë për numrin e personave, amvisërive dhe banesave të regjistruara.
“Të dhënat për kombësinë publikohen në rezultatet përfundimtare dhe me shumë mundësi, si në regjistrimet e mëparshme, libri i parë i rezultateve përfundimtare të regjistrimit do të publikohet pikërisht sipas kombësisë”, ka shkruar Liljana Gjorgjeviq në përgjigjen ndaj Titulli.com.
Ajo është shprehur se është planifikuar të fillojë publikimi i rezultateve përfundimtare nga prilli i vitit të ardhshëm (viti 2023).
Sipas rezultateve preliminare në komunën e Preshevës jetojnë gjithsejtë 60.568 banorë, në komunën e Bujanocit janë të regjistruar 54.684 banorë ndërsa në komunën e Medvegjës janë të regjistruar 8600 banorë.
Sipas këtij rezultati numri preliminar në Rrethin e Pçinjës, komuna e Bujanocit dhe Preshevës përbënë rreth 40 të popullsisë së regjistruar.
Shiko rezultatin e saktë në linkun zyrtarë të Entit Republikan të Statistikave të Serbisë
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-dw.jpg): failed to open stream: No such file or directory