Zyrtare: Edhe personat mbi 65 vjeç mundë të lëvizin, për dasmat e festimet tjera pritet vendimi?
Lokale

Zyrtare: Edhe personat mbi 65 vjeç mundë të lëvizin, për dasmat e festimet tjera pritet vendimi?

07.May.2020 10:45
0

Parlamenti i Serbisë me shumicë votash në seancën e dytë të kuvendit të mbajtur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme votoi që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila ka qenë në fuqi në vend që nga 15 marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq njoftoi se vendimi hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare, i cili  shfuqizon edhe ndalesën e lëvizjes që zbatohej çdo ditë nga ora 18:00 deri në ora 5:00, transmeton Titulli.com.

Sipas tij  nuk do të thotë që masat e distancës fizike dhe masat mbrojtëse si mbajtja e maskave dhe dorezave nuk duhet të respektohen.

“Kontaktet, siç janë përqafimet ose shtrëngimet e duarve, do të duhet të shmangen, kurse personat mbi moshën 65 vjeç do të jenë në gjendje të lëvizin sa herë që dëshirojnë, por me rekomandimin që të vazhdojnë të kalojnë më shumë kohë në shtëpitë e tyre”, u tha nga autoritetet e Shtabit Emergjent, raporton Titulli.com.

Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq u shpreh se pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, qytetarët do të duhet të mësojnë të jetojnë me koronavirusin, duke respektuar distancën fizike, rritjen e higjienës dhe masat tjera që do të jenë të nevojshme deri në gjetjen e vaksinës për koronavirus.

Ekipi profesional i Shtabit Emergjent njoftoi se në kuadër të zbutjes së masave lejohen shëtitjet, por jo në grupe, kurse festimet si dasmat dhe ditëlindjet pritet të lejohen nga 15 qershori.

Të dhënave më të fundit nga faqja zyrtare Covid19.rs thuhet se në vend deri më tani 203 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi , 9.791 njerëz janë diagnostikuar pozitiv, janë shëruar 1.971 persona dhe janë kryer gjithsej 117.474 teste./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/asma-shqipe.jpg): failed to open stream: No such file or directory
A ndihmon uthulla e mollës të humbisni peshë?
Mehmeti nga KKSH: Serbia po diskriminon edhe median shqipe në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration