Zonja e hekurt-Sadete Presheva!?
Vështrime

Zonja e hekurt-Sadete Presheva!?

24.Aug.2013 10:27
0
Duke qenë njëra ndër femrat e rralla dhe “të para” në rajon e cila pretendonte për arsimim superior në kohën kur të shkonte në shkollë një femër ishte një tabu temë në ambientet tona familjare, shoqërore dhe madje edhe në ato institucionale, me këmbënguljen e një sfidante e cila kërkonte të hapëronte me kohën, zonja e hekurt e Preshevës ishte ajo e cila eklipsonte dhe shembullonte me shkëlqësi duke i dhënë shoqërisë cilësinë e një emancipimi në dije, arsimim dhe avancimin e njeriut tonë. Shkruan: Shkodran Ismaili shkodran ismaili Nuk e kam fjalën për zonjën Margaritë Tecër, ish kryeministren tashmë të ndjerë të Britanisë së Madhe, e cila me namin e saj u bë simbol e sfidueses dhe rezistencës duke influencuar skajshmërisht madje edhe burrështetasit më të mirë në politikat qeverisëse- por për mësuesen e  profesoreshën Sadete Presheva që luftoi tërë jetën injorancën-analfabetizmin duke punuar me ndërshmëri në njërën ndër dy tri shkollat e mesme më të mira të Kosovës me rajon, Gjimnazin “ Skendërbeu” në Preshevë. Nuk kam patur fatin të jem direkt nxënës i saj, të përfitoj edukatën dhe sharmin e një ligjeruese shembullore për Gjuhë dhe Letërsi, kulturën dhe reflektimin në ambientet ku punonte, por kam qenë një vit nën drejtimin e saj në Grupin Letrar ”Migjeni” në vitin e katërt të shkollimit të mesëm të cilin e themeloi vetë, e ujiti dhe me mund e ngriti për edukimin letrarë kombëtar të të rinjëve dhe gatitjen e tyre me brumin e një qytetari të ndërshëm. Atëbotë ishim nxënës gjimnazi të cilët kishim nevojë të madhe për udhëheqje, dhe ishte profesoresha Sadete ajo e cila u kujdeste për shëndetin tonë arsimor, për cilësinë tonë dhe përgatitjen e pastër eduaktive, me Migjenin e cila organizonte Orë Letrare madje edhe për ato fenomene e data historike të cilat “pushteteti i gjuante” dhe i kishte halë në sy, pa u trembur fare dhe me dinjitet sovraneje! Sot, një vit pa zonjën e hekurt të Preshevës -pa sharmin e saj në koridoret e Gjimnazit tonë, është e pamundur pa e kujtuar një personalitet të tillë sepse kujtimin e gjurmëve të saj ta imponon puna eklipsuese e palodhshme katër dekadëshe, nxjerrja në dritë e shumë brezave të cilët janë në gjendje dhe kanë aftësi madje shtetëformuese, sepse ashtu tërë jetën kumtoi, foli, veproi dhe punoi! Sot, njëra ndër shtyllat e Kosovës- Presheva, ngeli pas pa një emër të madh, pa një mësuese që kishte shpirtë populli dhe solidariteti edhe me më të vogëlin në mesin e Tij, pa një edukatore që si nënë me përkëdheljet e saj fisnike ta shkarkonte pa zhurmë dritën e saj errëthyese që vezullonte shkëlqyeshëm kudo. E cilësuar si pena e parë dhe njëra ndër më të fortat e artit poetik të botës femërore shqiptare në ish Jugosllavi në gjysmëshekullin e kaluar, arti, poezia, arsimimi dhe kultura jonë është për një shtyllë më e dobët, ambientet e shkollave tona janë pa një edukatore të mirëfilltë dhe në përgjithësi jemi pa një simbol të femrës shqiptare, pa mësuesen e profesoreshën burrërore Sadete Presheva. Duke përkujtuar njëvjetorin e vdekjes, humbjes e cila na prekë të gjithëve vec e vec, e që do të na shkakton pasoja negative në arsimimin tonë që tashmë të gjithë e dimë se në cfarë gjendje është, kjo humbje duhet të jetë një cast më shumë për kthesë në vetëdijen kombëtare, në vlerat tona shekullore tradicionale, në memoaret e historisë emblematike të popullit tonë, në vecanti të historisë së arsimimit tonë, se “humbja-vdekja e të mëdhenjëve, o duhet të na kthjelltojë, o është orë mallkimi për të ardhmen tonë”, sepse ruajtja dhe kultivimi i identitetit shqiptarë, ka qenë tërë jetën kumtimi e mesazhi i saj! Përmbledhtazi, largë të pretenduarit për një kult të ri shqiptarë, sepse këtë nuk e deshti kurrë, si përkushtim ndaj punës së saj dhe kujtim për ta trashëguar dhe themeluar institucionalisht veprën-Grupin Letrar “Migjeni” të cilin e themeloi dhe me të cilin punoi, do të propozoja ta riemërtojm me emrin e nderuar- Sadete Presheva, me simbolin e femrës shqiptare. Mu sikur Migjeni, punoi, veproi e kumtoi shumë, shkroi “pakë e shkurtë” por me domethënie të lartë e të fortë, duke krijuar gjurmë të pashlyeshme kulture e emancipimi për shoqërin tonë. Ndërsa Shoqata e shkrimtarëve “Feniks” do t’ja bënte një nderë kulturës dhe letërsisë tonë ta themelonte një datë cmim letrarë-poetikë për celebrimin e talentëve të rinjë, poetëve, shkrimtarëve, eseistëve, pra në përgjithësi penave të letrave tona, e sidomos në artin letrarë dhe atë publicistikë Zatën vepra dhe sjellja ka qenë gjithmonë ajo e cila ka krijuar kulturën, fjala është vulë e saj. Një emër i tillë, do të na bënte nderë të gjithëve, do ta motivonte edhe më shumë punën me të rinjtë shkollarë të mesëm dhe do të jetë një gurë në kalanë e kulturës shqiptare në Preshevë dhe më gjërë! Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Vështrim mbi librin e SH.H "Medvegja": "30 vjet në shërbim të kombit"
Shehidja pyet në heshtje për babain shehid!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration