Vështrime
Vështrim mbi librin e SH.H "Medvegja": "30 vjet në shërbim të kombit"
Shoqata Humanitare "Medvegja"-Zvicër, me Monografinë e saj, një punë madhore, tre dekada në shërbim të kombit, me autorë Dr.Llukman Halili dhe Mrs.sci.Dashnim Hebibi
Fillimin e librit e shënon figura me emblematike e kulturës shqiptare, fatmirësisht mu nga Tupalla e Medvegjës, akademik Idriz Ajetit, doktorit të parë të gjuhës shqipe,me një vështrim të shkurtër e me domethënje të madhe, citoj: “…Ju përgëzoj për monografinë dhe përcillnu shumë të fala njerëzve të mi të Medvegjës së dashur. I kam dashur dhe i dua përherë…”
Kam nderin dhe kënaqësinë që ti them ca fjalë për një vepër, për një libër dhe për një eveniment të kulturës shqiptare dhe të kulturës njerëzore, të krijuar nga dy miqë të respektuar, dy intelektualë e veprimtarë të mirëfilltë të pendës e të mendjes nga trevat shqiptare të Kosovës Lindore, të cilat aktualisht janë në gjendjen më të rëndë të trojeve shqiptare.
Janë këta Dr. Llukman Halili dhe Mrsc. Dashnim Hebibi, të cilët me punën e tyre krijuese shkencore nxorën në dritë librin:
“30 vjet në shërbim të kombit-Shoqata humanitare “Medvegja”, Zvicër”
Është ky një libër monografik-dokumentar i cili përfshinë në veti një pjese të punës së madhe vetëmohuese, humanitare, kulturore, shoqërore e atdhetare të një pjese, asaj më të dhimbshmes, të popullatës shqiptare të Medvegjës, e cila vite me radhë, e shtrënguar nga arsyet më të llojllojshme u detyrua që jetën e punën e saj ta zhvilloj larg pragut të shtëpisë, larg vendlindjes dhe larg atdheut, të mërgatës sonë e cila asnjëherë dhe në asnjë moment me shpirtin e saj nuk u nda nga këto vise ku edhe e bëri takimin e dytë të Mërgatës, në Livadhin e Halilit, më 10 gusht 2013, për të ringjallë ndjenjat e dashurisë për vendin dhe popullin e vet.Libri në fjalë është i shkruar në mËnyrë profesionale, duke u bazuar në metodat hulumtuese shkencore e letrare, me vlera të larta dokumentare e historike.
Është i ndarë në pesë kapituj të sistemuar shumë mirë dhe të cilët ngërthejnë në veti një punë dhe aktivitet të zhvilluar nga veprimtarët e kësaj shoqate për të gjitha trojet e tokave shqiptare Brenda tri dekadave.
S’do mend se këto materiale janë mbarshtruar në mënyrë kronologjike duke e pasuar njëra tjetrën, pikërisht ashtu siç edhe janë zhvilluar aktivitetet dhe puna nga ana e anëtarëve, udhëheqjes dhe bashkëpunëtorëve te Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër.
Fillimin e librit e shënon figura me emblematike e kultures shqiptare, fatmirësisht mu nga Tupalla e Medvegjës, akademik Idriz Ajetit, doktorit të parë të gjuhës shqipe,me një vështrim të shkurtër e me domethënje të madhe, citoj: “…Ju përgëzoj për monografinë dhe përcillnu shumë të fala njerëzve të mi të Medvegjës së dashur. I kam dashur dhe i dua përherë…”
Libri ka 450 faqe të cilat kur fillohet të lexohen të kapin, të shtrëngojnë dhe të shtyjnë që ti lexosh me një frymë, sepse është i shkruar në atë mënyrë që asnjë herë nuk të lejon të mërzitesh apo të bëhesh monoton, nga se çdo faqe e tij hapë një dritare të re, por ngushtë të lidhur me atë paraprake.
Përveç materialit të shkruar libri ka edhe shumë, në të vërtetë aq ilustrime e fotografi të cilat e plotësojnë vlerën artistike, kulturore e historike të tij. Mbase, autorët e librit me punën e tyre të palodhur në këtë jubile të Tridhjetë vjetorit te formimit të shoqatës në fjalë e bënë të përjetshme punën, sakrificën, rezultatet e aktivitetet e një organizimi të shqiptarëve të cilin ua kanë lakmi edhe populli i perëndimit ku ata jetojnë e veprojnë. Me këtë rast, përveç tjerash autorët e saj dhe Shoqata Humanitare “Medvegja” në Zvicër, lexuesit, studijuesit dhe kritikut letrar i japin një libër i cili do të shërbej për të begatuar vlerat krijuese, shkencore e kulturore të popullit shqiptar por edhe të kulturës njerëzore.
Uroj autorët e librit, dy miqtë e mi të respektuar, Dr. Llukman Halilin e Mrsc. Dashnim Hebibin dhe Shoqatën Humanitare me kryetarin e saj z.Zenel Nezirin, për këtë libër.
Nga: Prof. Rexhep Abazi, poet, shkrimtar dhe publicist, Medvegjë
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!