Zhdukja e futbollistes shqiptare Florijana ismaili nga Lugina e Preshevës , mister në Zvicër
Lugina

Zhdukja e futbollistes shqiptare Florijana ismaili nga Lugina e Preshevës , mister në Zvicër

30.Jun.2019 22:35
0

Zhdukja e futbollistet shqiptare, Florijana Ismaili, po konsiderohet mister dhe mediat ndërkombëtare kanë shkruar në lidhje me zhdukjen e Ismailit.

Ismaili është 24-vjeçare dhe luan për kombëtaren e Zvicrës dhe ekipin Young Boys.

Ajo që nga dita e djeshme nuk është lajmëruar, ndërsa herën e fundit është parē në liqenin e Como-s në Itali me një mik të saj.  Nga e shtuna nuk është lajmëruar.

Në lidhje me zhdukjen e Florianës, ka reaguar edhe klubi zviceran Yong Boys.

Ata shpresojnë në gjetjen e Florianës.

Mediat italiane kanë shkruar se Floriana së bashku me një mike e kishin marrë një anije afër qytetit italian Musso në liqenin Comom, rreth 20 kilometra larg kufirit me Zvicrën.

Tutje ata raportojnë se Floriana kishte kërcyer në ujë dhe prej atëherë ajo nuk është shfaqur mbi ujë.

Mikja e saj menjëherë kishte kërkuar ndihmë nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

“Jemi shumë të shqetësuar, por nuk e kemi humbur shpresën se çdo gjë do të shkojë mirë. Jemi në kontakt të ngushtë me familjen e Ismailit dhe ju lutemi të mirëkuptoni se për momentin nuk mund të japim komente të tjera. Sapo të mësojmë më shumë, do t’ju informojmë”, thuhet në reagimin e klubit zviceran.

Deri më tani janë angazhuar edhe helikopterët zviceranë për kërkimin e Floriana Ismailit, e cila ka lindur në Bernë. Prindërit e saj janë shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe vetë Floriana ëshë lojtare e ekipit Young Boys që nga viti 2011.

Floriana që nga viti 2014 ka deputuar edhe në ekipin kombëtar të Zvicrës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/lorijana-ismaili.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Shqipëria mbajti zgjedhje të qeta, pa opozitën
Shqipëria në sytë e turistëve të huaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration