Zgjedhjet në Serbi, Meta ka një thirrje për shqiptarët e Luginës së Presheves
Lokale

Zgjedhjet në Serbi, Meta ka një thirrje për shqiptarët e Luginës së Presheves

10.Feb.2020 15:38
0

Ilir Meta i ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht.

Më 26 prill të 2020 Serbia zhvillon zgjedhjet parlamentare dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje shqiptarëvetë Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht.

Po ashtu ai i bën thirrje forcave politike shqiptare të unifikojnë qëndrimet dhe të maksimalizojnë kontributin e tyre në instuticionet e ardhshme.

 Në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë jetojnë rreth 88 mijë banorë, nga të cilët mbi 70 mijë shqiptarë.

Katër subjekte politike shqiptare të komunave: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Serbi, ranë dakort në janar që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 26 prillit me një listë të unifikuar duke bashkuar forcat.

Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik nënshkruan marrëveshjen në janar në pranit të ministrit të jashtëm të komanduar të Shqipërisë, Gent Cakaj.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z ILIR META

10 shkurt 2020

 Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur dhe ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.
Presidenti Meta ka bërë thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në zgjedhje, si ato të përgjithshme, ashtu dhe lokale, është me rëndësi madhore.
Presidenti Meta inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.
Presidenti Meta shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/): failed to open stream: No such file or directory
Komuna e Bujanocit përfiton 40 milionë dinarë për rekostruimin e tregut të kafshëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration