Zgjedhje lokale në komunën e Medvegjës më 8 shtator
Kryetarja e i parlamentit të Serbisë, serb Maja Gojkoviç ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve lokale në komunën e Medvegjës për 8 shtator të këtij viti, shkruan Titulli.com.
Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për kuvendin e komunës së Medvegjës hyn në fuqi ditën pasardhëse të ditës së botimit në "Gazetën Zyrtare", kur afatet për zhvillimin e fushatave zgjedhore fillojnë të funksionojnë.
Zgjedhjet për këshilltarët e kuvendit komunalë në komunën e Medvegjës do të jenë nën autoritetin e administratës zgjedhore në bazë të dispozitave të Ligjit për Zgjedhjet Lokale.
Shqiptarët në komunën e Medvegjës janë të përfaqësuar dobët në pozitat udhëheqëse të kësaj komune ndërsa kuvendi komunal përbëhet prej 38 këshilltarëve.
Sipas regjistrimit të vitit 2011 në komunën e Medvegjës jetojnë 7.438 banorë prej të cilëve 5.500 me të drejtë vote në 28 vendvotime./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/edvegja.jpg): failed to open stream: No such file or directory