Zëvendëskryetari i Preshevës, Almin Shaqiri: Akoma skan ardhur 2 milionët e Kurtit
Lokale

Zëvendëskryetari i Preshevës, Almin Shaqiri: Akoma skan ardhur 2 milionët e Kurtit

28.Sep.2022 08:07
0

Në mbledhjen e 29 tetorit të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, mori një vendim që nuk ishte i ditur deri atë ditë.

Për herë të parë, një kabinet qeveritar nga Kosova ndau plotë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës.

Por, ato para ende nuk i kanë marrë pranuar njerëzit që jetojnë dhe veprojnë në Luginë.

Zëvendëskryetari i Preshevës, Almin Shaqiri, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ende asnjë cent nga ajo shumë e ndarë nuk ka shkuar në Luginë.

Sipas Shaqirit, paratë nuk kanë shkuar në asnjërën nga të tre komunat si Presheva, Bujanoci e Medvegja.

Zëvendësi i Shqiprim Arifit, në Sytë 7 tha se kanë kërkuar arsye nga Qeveria e Kosovës, por ende nuk kanë marr asnjë përgjigje se pse po vonohen këto mjete financiare.

Shaqiri, tha se nuk shpreson se këto para do të vijnë sivjet, pasi veçse po përfundon edhe viti fiskal. Sipas tij,  të njëjtat mjete kurdo që do i marrin janë tepër të mirëseardhura për ata.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/lmin-shaqiri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
​Akademi përkujtimore në mbështetje të Luginës së Preshevës
PVD: Në fund të javës përpilojmë listën për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqipta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration