Zëvendëskryeministri Bislimi bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë në zgjedhjet e së dielës në Serbi
Lokale

Zëvendëskryeministri Bislimi bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë në zgjedhjet e së dielës në Serbi

16.Dec.2023 10:22
0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi këtë fundjavë, duke thënë se “projekti serb për heshtjen e zërit shqip duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim”.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen të dielën më 17 dhjetor.

“Institucionet qendrore e lokale serbe, i kanë targetuar për diskriminim e shtypje shqiptarët në drejtësi e gjyqësor, arsim, shëndetësi e kulturë, qasje në punësim e ndërmarrje publike. Edhe pasivizimi i adresave është përpjekje e mëtejshme e vazhdueshme për spastrim etnik administrativ e institucional”, shkroi Bislimi në Facebook. 

Ai tha se e ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për telashet e mundshme me të cilat mund të përballen votuesit shqiptarë në Serbi.

Dy lista të pakicës shqiptare marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të dielën.

Muajin e kaluar, Radio Evropa e Lirë raportoi për ankesat e shqiptarëve në jug të Serbisë, të cilëve thanë se janë viktima të diskriminimit dhe se policia i ka fshirë në mënyrë të paligjshme nga adresat e tyre, për t’ua mohuar të drejtat elementare. 

Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi tha në një raport se përqindja e adresave të çaktivizuara në komunat e jugut, ku serbët janë shumicë, është shumë më e ulët - gjegjësisht nuk kalon një për qind të popullsisë së përgjithshme.

Në anën tjetër, në rastin e komunës së Medvegjës, ku jeton një popullatë e përzier serbe-shqiptare, kjo përqindje është shumë herë më e lartë - 21.2 për qind në periudhën 2015-2019.

Çaktivizimi i adresave, përveç të drejtave për dokumente dhe sigurim shëndetësor, atyre ua mohon edhe e drejta për të votuar në zgjedhje.

Më vonë, Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale e Serbisë, e mohoi se mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës janë fshirë prej listave të votuesve dhe që policia i ka pasivizuar adresat dhe i ka lënë banorët pa dokumente personale./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/esnik-bislimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Presidentja, Osmani propozon lehtësira për marrjen e shtetësisë për qytetarët shqiptarë të Luginës (video)
Presidenti Begaj thirrje shqiptarëve të Luginës për zgjedhje: Ju inkurajoj të votoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration