Lokale
Zbulohet një minahedhës në hyrje të Lluçanit
[caption id="attachment_50394" align="alignleft" width="230"] Foto ilustrim[/caption]
Tre kilometra në veriperëndim të Bujanocit është gjetur një minahedhës 60 milimetërsh i futur në tokë.
Ali Asllani, udhëheqës i Mbrojtjes Civile në sektorin për gjendje të Jashtëzakonshme, i tha Titullit se një banorë i shatit Lluçan ka njoftuar për gjetjen e minahedhësit.
“Qytetari nga fshati Lluçan ka lajmëruar në shërbimin tonë se gjatë punimeve për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit ka gjet një minahedhës dhe ne kemi shkuar në vend të ngjarjes dhe e kemi identifikuar mjetit e pashpërthyer”, deklaroi me këtë rast Asllani.
Ai shpjegoi se e kanë shënuar vendin me shirita për të parandaluar ndonjë aksident derisa të bëhet heqja dhe shkatërrimi i tij i kontrolluar.
“Kemi ftuar ekipet speciale nga Beogradi për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera. Për shkak të rrezikut pasi është afër shtëpisë. Ekipi do të vijë nesër dhe në orën 14h do të bëjë asgjësimin e këtij mjeti të rrezikshëm”, u shpreh Asllani.
Sipas udhëheqësit të mbrojtjes civile, mjeti do të merret nga Lluçani dhe do të dërgohet deri në Tërnoc ku edhe është vendi i posaçëm për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera.
Gjatë viti të kaluar në komunën e Bujanocit janë lajmëruar rreth 24 raste të gjetjes së mjeteve të pashpërthyera, të cilat janë demontuar ose asgjësuar me sukses./Titulli.com/
_____________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/minahedhes.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!