Zbulohen hajnat e “skuterëve”, arrestohen 2 persona në Preshevë dhe Bujanoc
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë, me punë intenzive kanë zbuluar një rastë të vjedhjes së motoçikletave të tipit “skuter” në komunën e Preshevës, thuhet në njoftimin e drejtorisë së policisë në Vrajës, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij njoftimi policia ka zbuluar dy vjedhje të rënda dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë, do të paraqesin padi penale kundër dy 19-të vjeçarëve nga Bujanoci dhe Presheva, të dyshuar për kryerjen e këtyre krimeve.
Raporti policorë thotë gjithashtu se dyshohet se në periudhën e kaluar, ata vodhën dy skuterë nga oborri i familjeve në rajonin e Preshevës dhe ia shitën një personi nga territori i Bujanocit, përcjellë Titulli.com.
Dyshohet gjithashtu se duke përfituar nga mungesa e pronarit, ata hynë në një shtëpi familjare në Preshevë dhe vodhën një armë.
Policia gjeti skuterët dhe ua ktheu pronarëve./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/kuteri.jpg): failed to open stream: No such file or directory