Zbatohen masa të reja ndaj emigrantëve në Preshevë
Lokale

Zbatohen masa të reja ndaj emigrantëve në Preshevë

22.Jan.2016 14:22
0
Në qendrën për pranim në Preshevë zbatohen masa të reja për emigrantët, në letrën ekzistuese për regjistrim të emigrantëve është shtuar edhe rubrika, në të cilën emigrantët shkruajnë se ku kërkojnë azil.

Kalojnë vetëm ata të cilët dëshirojnë që të shkojnë në Austri ose Gjermani.

Savoviq nga Komesariati për Refugjatë dhe Emigrim thekson se emigrantët e kanë ditur se duhet të shprehen, shkruan RTS, transmeton Titulli.com.

“Ata të cilët që edhe para neve e kanë ditur se si të shprehen dhe se dëshirojnë të shkojnë në Austri apo Gjermani. Këtu askush nuk është kthyer, rrallë ndodhë që të paraqiten emigrantët ekonomik të cilët kthehen, mirëpo kjo ndodhë shumë rrallë”, thotë Savoviq.

Në tendën e nxehtë në qendrën për pranim në Preshevë është vetëm një grup i vogël i emigrantëve. Dimri dhe i ftohti iu janë armiqtë më të mëdhenj dhe për këtë fluksi i emigrantëve është zvogëluar.

Nga mesnata deri më tani janë regjistruar rreth 1.100 njerëz, ndërsa në Preshevë kanë veshje të nxehta, ushqim, akomodim dhe ndihmë mjekësore.

Mustafa thotë se kemi zhvilluar Preshevën, opozita vlerëson se zhvillimi në duar të amatorëve (video)
"Bashkëpunimi me Luginën është interes kombëtar"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration