Zagreb: Komuna Bujanocit fton investitorët
Lokale

Zagreb: Komuna Bujanocit fton investitorët

12.Jun.2013 15:30
0
Filloi punimet konferenca rajonale e Zagrebit, Komuna e Bujanocit prezanton potencialet ekonomike. Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, ka nisur sot punimet konferenca rajonale me temën “ Ambienti i volitshëm për investime në Evropën Jug-lindore”. Punimet e konferencës në mënyrë solemne i ka hapur Presidenti kroat, Ivo Josipoviq, derisa me fjalime përshëndetëse janë paraqitur edhe ministrat e ekonomisë nga Kroacia e Bosnja e Hercegovina. Në konferencë po marrin pjesë 18 komuna nga Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia. Komuna e Bujanocit është në mesin e katër komunave nga Serbia e cila pati nderin të jetë pjesëmarrëse e konferencës. Përveç pjesëmarrjes në punime të konferencës, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të ndryshëm nga shtetet e rajonit. Posaçërisht, Arifi ka shpalosur përparësitë e investimeve në komunën e Bujanocit, duke potencuar daljen në korridorin 10-të si dhe trekëndëshin ndërkufitar me disa shtete të Evropës Jug-lindore. Në takimin e Zagrebit për herë të parë janë certifikuar nga NALED-i disa komuna për kushte të volitshme për investime, derisa komuna e Bujanocit pritet të ricertifikohet deri në fund të muajit. Përveç takimeve për dhe rreth konferencës, delegacioni i Komunës së Bujanocit ka zhvilluar edhe disa takime tjera me shoqatat e shqiptarëve në Kroaci. Veçmas duhet veçuar takimin me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Zagreb, Pëllumb Qazimi dh atë të Kosovës, Valdet Sadiku. Takimi me këta diplomat kaloi në një atmosferë vëllazërore, ndërsa u prekën temat që i përkasin rajonit të Evropës Jug-lindore. Me theks të veçantë u bisedua pozita e shqiptarëve në rajon ku u theksua domosdoshmëria e integrimeve evropiane. Delegacioni i kryesuar nga kryetari Arifi ka takuar edhe Gëzim Rexhepin, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Bashkinë e Zagrebit, ku është biseduar për pozitën e shqiptarëve në Kroaci dhe lidhjet e tyre me vendlindjen. Ndërkohë , sonte në mbrëmje do të zhvillohet një takim me kryetarin e Forumit të Intelektualëve Shqiptar në Kroaci, Muhamet Morinën. Në delegacionin e komunës së Bujanocit përveç kryetarit Nagip Arifi, në vizitën zyrtare në Zagreb po qëndrojnë edhe shefi i kabinetit, Arbër Pajaziti dhe koordinatorët e zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Fazila Azemoviq dhe Nexhat Behluli. Pas përfundimit të vizitës në Kroaci, është planifikuar që kryetari Arifi të takoj në Beograd shefin e misionit të BE-së në Serbi, ambasadorin Vincent Degert./Titulli.com/ Arifi-kroaci-1copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/Arifi-kroaci-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ndryshime në “Sezai Surroi”!
Artisti nga Presheva (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration