Lokale
Sulmuesi ishte norvegjez, xhandari në gjendje të rëndë (foto)
(i plotësuar)
Shefi i administratës policore në Vranjë, Sladjan Velinovic ka njoftuar se sulmuesi i xhandarmërisë i cili sot gjeti vdekjen është Knut Teisnes Stojevski (1975) nga Norvegjia.
Ai që një kohë po jetonte në Preshevë, me banim afër stacionit hekurudhor të këtij qyteti, në të cilin është i koncentruar numër më i madh i banorëve serb të kësaj komune.
Pjesëtari i xhandarmërisë i cili mori lëndime serioze pas goditjes me tullë nga shtetasi norvegjez, në pjesën e pasme të kokës, është Branko Topic (1971) nga Novi Sadi.
**********************************************************************************************************************
Shtetasi norvegjez i cili u vra sot nga Xhandarmëria serbe rreth orës 7:45 të mëngjesit, në ‘Tasjan’ të Preshevës, jetonte me një shtetase të Maqedonisë.
Informacionet të cilat Titulli i ka marrë nga burimet policore flasin se shtetasi i vrarë ishte i martuar me një shtetase të maqedonisë dhe jetonin në afërsi të stacionit hekurudhor në Preshevë.
Zëdhënësi i policisë së Vranjës Dragan Stamenkoviq i kontaktuar nga korrespodenti i Titullit, nuk ka pranuar që të bëjë publike identitetin e viktimës përderisa të kryhet ekspertiza, dhe policia të dalë me komunikatë zyrtare.
Gjithashtu, Titulli ka mësuar se viktima pas një zënke me policinë, ka arrit që të ia marrë armën automatike dhe më pas ka filluar sulmin ndaj policisë dhe xhandarmërisë.
[caption id="attachment_103588" align="aligncenter" width="622"] Foto nga vendi i vrasjes[/caption]
Gjatë konfliktit me armë, pjesëtarët e xhandarmërisë kanë arrit që agresorin ta shtyjnë deri në shtëpinë e tij, ku aty edhe gjatë shkëmbimeve me armë nga të dyja palët, sulmuesi ka mbet i vrarë.
Siç mësohet, një pjesëtar i Xhandarmërisë është lënduar rëndë në pjesën e pasme të kokës, ndërsa motive i këtij sulmi ende nuk dihet.
Vëzhgimi është duke u bërë në vendin e ngjarjes nga Gjykatësja hetuese e Gjykatës së Lartë në Vranjë, Danijella Trajkoviq.
Gjithashtu, jozyrtarisht Titulli ka mësuar se kryeshefi i policisë në Vranjë, Sllagjan Veljinoviq ka thënë se në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë që viktima të jetë e kombësisë shqiptare.
Në këtë sulm të armatosur ka mbet i lënduar rëndë edhe një pjesëtar i Xhandarmërisë, ndërsa motive i këtij sulmi ende nuk dihet./Titulli.com/
*********************************************************************************************************************
Xhandarmëria serbe në orët e hershme të mëngjesit ka vrarë me armë zjarri një mashkull, shtetas i Norvegjisë. Siç njoftonte korrespodenti i portalit informativ Titulli, ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhorë, në ‘Tasjan’ të Preshevës, ku edhe gjendet baza e Xhandarmërisë serbe.
Deri te gjuajtja në drejtim të këtij shtetasi erdhi, pasi ‘norvegjezi’ kishte sulmuar me mjete të forta një pjesëtar të xhandarërisë , me çrast edhe i kishte rrëmbyer armën duke tentuat të largohet nga vendi i ngjarjes.
Titulli ka mësuar se gjatë momentit të arratisjes sulmuesi me automatikë ka gjuajtur veturën e policisë kufitare.
[caption id="attachment_103596" align="aligncenter" width="499"] Bartja e viktimes, foto rts.rs[/caption]
Pjesëtarët e xhandarmërisë kanë tentuar që ta arrestojnë pa rezistencë, mirëpo sulmuesi nuk ka dashtë të dorëzohet, me çrast edhe pjesëtarët e kësaj njësie elitare e kanë vrarë këtë shtetas të huaj, disa metra larg bazës së Xhandarmërisë.
Shtëpia e shëndetit në Preshevë vetëm se ka konfirmuar vdekjen e personit, identiteti i të cilit deri tani mbetet i panjohur.
Korrespodenti i Titullit ka tentuar të mësoj për sulmuesin norvegjez, kombësinë e vërtetë të këtij shtetasi të huaj, mirëpo diçka e tillë ka qenë e pamundur të mësohet deri në këto momente./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/xhandarmeria-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!