Xhandarmëria serbe shkel 8 kilometra në brendi të territorit të Kosovës, afër Medvegjës
Lokale

Xhandarmëria serbe shkel 8 kilometra në brendi të territorit të Kosovës, afër Medvegjës

07.Jun.2019 09:02
0

Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj shtetit të Kosovës. RTK merr vesh nga burimet e veta se ditë më parë pikërisht me 31 maj te ketij vitit në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës një ekip prej katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë e Kamenicës.

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi. Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë ekces ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të pyjeve, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe.

Ky është një provokim i radhës i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës, pasi që kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/handarmeria.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Në Preshevë kërkohet bashkimi me Kosovën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration