Xhandarmeria arreston shqiptarin në Bujanoc për terrorizëm (foto)
Pjesëtarët e Agjencisë për Siguri-Informative, Xhandarmerisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, në një aksion të koordinuar kanë arrestuar në Bujanoc, A. B., i nacionalitetit shqiptar, për shkak të dyshimin se ka kryer vepër penale terrorizmi, njofton Agjencia për Siguri-Informative(BIA), përcjellë Titulli.com.
Tek i dyshuari janë gjetur një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me silenciator, një akrep me silenciator, një kilogram eksploziv si dhe një sasi e madhe municioni.
Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në zonën e Kosovës.
Të dyshuarit A. B. i është caktuar paraburgimi deri në 48 orë dhe ai me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente./Titulli.com/