WhatsApp me mesazhe tekst që mund të shihen vetëm një herë
Shkencë dhe teknologji

WhatsApp me mesazhe tekst që mund të shihen vetëm një herë

12.Dec.2022 18:52
0

Në Nëntor të 2020-ës, WhatsApp më të fund solli një funksionalitet privatësie, atë të mesazheve që vetëfshihen. Fillimisht përdoruesit kishin vetëm një opsion ku mesazhet fshihen në mënyrë automatike pas 7 ditësh por platforma zgjeroi funksionalitetin për të mundësuar fshirjen pas 24 orëve ose 90 ditëve. 

Sipas WABetaInfo, kompania tashmë po punon me një version akoma më ekstrem të mesazheve të vetëfshihen, një mesazh i cili mund të shihet vetëm njëherë dhe më pas fshihet për dërguesin dhe marrësin.

Funksionaliteti i ri mund të gjendet në versionin më të fundit beta të WhatsApp për Android. Sapo dërgoni një mesazh të tillë, marrësi nuk mund ta ndajë me të tjerë e as ta ridërgojë tek një përdorues tjetër. 

Vlen për tu theksuar se WhatsApp e ka një funksion të tillë për fotot dhe videot por tani po aplikohet edhe tek tekstet. Kur shikoni një video dhe foto që mund të shihet vetëm njëherë, marrësi nuk mund ti bëjë screenshot dhe e njëjta sjellje pritet për funksionin e ri.

Për fotot dhe videot, funksionaliteti shiko njëherë aktivizohet duke zgjeruar foton dhe videon e më pas klikuar ikonën “1”./PCWorld Albanian/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/hatsapp.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Holanda miraton rezolutën për vendosjen e vizave për Serbinë
Beograd: Protestë në mbështetje të serbëve të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration