Vuçiq i reagon Haradinajt: Çka i duhet shqiptarëve të Luginës pasaporta e Kosovës
Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar ndaj iniciativës së deklaruar të Ramush Haradinajt për fillimin e procesit të dhënies së pasaportave të Kosovës për qytetarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.“Nuk e di se çfarë i duhen ato pasaporta shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Nuk ka nevojë për rrena dhe se Serbia e dinë saktë sa shqiptarë ka”, ka thënë Vuçiq për tanjug, transmeton Titulli.com.
Ai u shpreh se mundë të bëjnë çka të duan derisa të kenë mbështetjen ndërkombëtare por të drejtat duhet të rrespektohen.
Vuçiq theksoi gjithashtu që do të mbrojë pavarësinë, integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur javën e kaluar një grup shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe është zotuar së çështja e shtetësisë për qytetarët e Luginës do të rregullohet./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aleksandar-vucic1.jpg): failed to open stream: No such file or directory