Vuçiq: Po përgatitet një luftë e re në Kosovë, shërbimet tona analizojnë situatën?
Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka pranuar indirekt tezën se autoritetet në Kosovë i mbështet në politikën e vet Britania e Madhe. Ose të paktën Britania e Madhe, oficerë të shërbimeve sekrete të saj që presupozohet se duan të inskenojnë një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për Tv Prva, cituar nga media të ndryshme në Serbi, Vuçiq ka deklaruar se shërbimet serbe po analizojnë lajmet e ndryshme që qarkullojnë në shtyp dhe televizion.
"Nuk jam i sigurtë nëse çdo gjë është e saktë, nuk jam i sigurtë edhe nëse është e pasaktë çdo gjë. Shërbimet tona po i analizojnë këto informacione. Në dallim nga njerëz që reagojnë në mënyrë irracionale, unë kam nevojë për kohë. Nuk mendoj se në këtë moment Londra ka një arse të provokojë konflikt në Ballkan.
Nuk ka dyshim se kjo është e lidhur si me shërbimet e jashtme ashtu edhe ato të brendshme në Britaninë e Madhe. Në ditët në vijim do të flas me Sir Stuart Peach, Marshallin e Forcave Ajrore, caktuar nga kryeministri si i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor", tha ai.
Paga mesatare po rritet
I ftuar në programin e mëngjesit të TV Prva, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka 2.3 miliardë euro investime të huaja direkte.
Kjo është mbi nivelin e një viti më parë, që në këtë drejtim ishte rekord me 4.4 miliardë euro.
Kjo është ajo që së bashku me disa gjëra të tjera e mban ekonominë serbe të lartë dhe të fortë në piedestalin e ekonomive evropiane”, tha Vuçiq.
“Para fundit të vitit në dhjetor do të kemi një pagë mesatare prej 840 euro, deri në fund të vitit 2024 do të jetë 927 euro në Serbi. A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo në raport me 331 euro? Dhe gjatë gjithë kohës , kursi i dinarit ndaj euros është stabil”, tha Vuçiq.
Për Forcat e Armatosura Serbe
Vuçiq tha se në ushtri po investohet një shumë e madhe parash, se shpenzimet janë në miliarda euro dhe theksoi se e gjithë kjo është transparente. Ai tha se janë mbushur të gjitha rezervat - karburant, ushqim... - dhe po sigurohet municion shtesë.
"Ne kemi mbushur të gjitha rezervat e naftës dhe derivateve të naftës në 100 për qind. Ne kemi rezerva ushqimore të rritura në 100 për qind. Ne vazhdojmë me programet e zhvillimit përmes industrisë sonë ushtarake," tha ai. Ai kujtoi se kemi blerë "çekinë" amerikanë mbi të cilët vendosim "mistralë".
“Amerikanëve u morëm 118 Hummer, erdhën 66. I kemi ngjitur edhe një Mistral... Gjithçka që fluturon sot në Forcën Ajrore Serbe është e armatosur deri në dhëmbë. Dikur kishim avionë që përdoreshin vetëm për transport, sot. ne kemi edhe ata të armatosur deri në dhëmbë që të mund të përballen me këdo qoftë në tokë dhe në ajër”, tha Vuçiq.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-prva.jpg): failed to open stream: No such file or directory