Vuçiq në kuvendin e Serbisë: Pse përjashtoni serbët në Bujanoc, Medvegja nuk është Luginë?
Lokale

Vuçiq në kuvendin e Serbisë: Pse përjashtoni serbët në Bujanoc, Medvegja nuk është Luginë?

23.Jun.2021 08:28
0

Shqiptarët në komunën e Bujanovcit kanë përjashtuar 40 % të serbëve nga pushteti lokal, tha Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu drejtuar qytetarëve dhe deputetëve në seancën e kuvendit kombëtar, transmeton Titulli.com.

“Ju përjashtuat 40 % të serbëve nga pushteti lokal në komunën e Bujanocit dhe po flisni për përfshirjen e shqiptarëve në organet dhe institucionet shtetërore në Bujanoc dhe Preshevë, dhe jo atje ku ka 3 ose 4%, dhe ju po kërkoni ne të përfshijmë aty ku nuk jeni një përqind. Dhe kjo në territorin që ju e konsideroni Serbi, i tha Vuçiç në përgjigje ndaj deputetit Shaip Kamberi.

Vuçiq më zë të ashpër i tha Kamberit se më tregoni sa polic shqiptarë keni dhe sa asistentë serb në komunë keni dhe anëtarët të këshillit komunal nga 40% ai u shpreh se zero janë.

“Pse nuk ua thoni ambasadorëve. Çfarëdo që të thuhet kundër serbëve, këtu do të gjeni disa hile që do të thonë, mirë u tha ai atyre, problemi i shtetit serb është diktatura. Po, dhe demokracia po lulëzon në vendin tuaj, ajo po shkon në qiell”, u shpreh në kuvendin e Serbisë Vuçiq, duke iu drejtuar Kamberit.

Ai tërhoqi disa paralele duke thënë se dëgjon rregullisht se si Lugina e Preshevës përfshin Medvegjën, dhe pyetja është se ku ka kaq shumë shqiptarë në Medvegjë.

“Kur merrni numrat e duhur, e kuptoni se nuk ka aq shumë shqiptarë në Medvegjë, të cilët ne i respektojmë, vijnë gjithmonë në pushtet dhe ka tetë, nëntë herë më pak në Medvegjë sesa serbët në Bujanoc, në mënyrë proporcionale dhe në mënyrë absolute numrat 20, 30 herë më pak. Serbët në Bujanoc mund të mbete pa pushtet dhe shqiptarët në Medvegjë nuk munden”, deklaroi Vuçiq./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-bu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration