Vuçiq në Bujanoc premton projekte për serbët, shqiptarët bojkotuan pritjen? (video)
Lokale

Vuçiq në Bujanoc premton projekte për serbët, shqiptarët bojkotuan pritjen? (video)

08.Feb.2019 18:36
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vazhduar turin e tij të fushatës “E ardhmja e Serbisë” në Bujanoc i cili  është pritur nga mbi 1000 persona kryesishtë serb dhe romë ndërsa shqiptarët nuk  morën pjesë në pritjen e tij.

Ai u përshëndet dhe shkëmbeu disa muhabete me masën e tubuar rrugëve në qendër të Bujanocit ndërsa më pas vazhdoi bashkëbisedimin me qytetarë të organizuar në një kafene të qytetit, shkruan Titulli.com.

Vuçiq theksoi se është e rëndësishme për njerëzit që ata të mund të mbijetojnë dhe të qëndrojnë në këtë vend e jo çdo e dyta shëtpi të jetë në shitje ndërsa u shpreh i rezevruar duke thënë se nuk mundë të bisedojë hapur edhe për tema tjera politike.

Qytetarët e mbledhur në diskutim u ankuan për raportet me shqiptarët dhe mungesën e përkrahjes institucionale lokale.

Presidenti Vuçiq premtoi disa projekte për vendbanimet serbe në infrastrukturë dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe Bajës së Bujanocit të cilët do të shërbejnë për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, raporton Titulli.com.

Vizita e presidentit Aleksandër Vuçiq u realizua edhe në shkollën e fshatit Levosojë të komunës së Bujanocit duke e promovuar edhe sallën sportive që është ndërtuar për 100 nxënës fillorist serb.

Gjatë kohës së promovimit të fushatës së tij, Vuçiq ishte shoqëruar edhe nga kryetari Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deputeti popullor Nenad Mitroviq dhe zyrtarë tjerë të qeverisë  së Serbisë./Titulli.com/

VIDEO: Vizita e  Aleksandër Vuçiq në Bujanoc

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration