Vuçiq: Mos e merrni seriozisht Thaçin, Luginën e shfrytëzon për politikë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shfrytëzon Luginën e Preshevës vetëm për përfitime politike brenda Kosovës.
Këto komente Vuçiq i ka bërë sot para gazetarëve, teksa ka folur për deklaratat e Thaçit se ëndrra e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është bashkimi i asaj pjese me Kosovën .
“Nuk është par ta marrë seriozisht. E bën me qëllim të luftës së brendshme për dominim politik në Prishtinë”, ka thënë Vuçiq shkruan rts, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se s’ka asnjë rrezik për ato komuna, pasi sipas tij deklaratat e Thaçit nuk kanë të bëjnë fare me realitetin.
Hashim Thaçi gjatë javës është takuar me ish-ushtarë të UÇMPB-së, teksa u ka premtuar se do të punojë për të realizuar ëndrrën e tyre për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.
Ai në deklarimet e më hershme ka thënë se një bashkim të tillë synon ta bëjë pa i dhën asgjë në këmbim Serbisë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/Haci-Vucic-.jpg): failed to open stream: No such file or directory