Vuçiq: Diskutime me partitë pastaj caktohet data e zgjedhjeve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha gjatë ditës se virusi i koronës po dobësohet dhe është përgjigjja për të gjithë ata që pyesin pse disa masa janë duke u shfuqizuar, transmeton Titulli.com.
"Ne nuk kemi më raste të rënda sëmundjesh dhe është një sukses i madh," tha Vuçiq, kur vizitoi punimet që po bëhen në hekurudhën për linjën e shpejt Beograd-Novi Sad.
Vuçiq foli edhe për zgjedhjet i cili u shpreh se së pari do të diskutojë datën dhe mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve me partitë politike me të cilat ka pasur diskutime të mëparshme para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
"Unë do t'i njoftoj kur të plotësohen kushtet, kur mendojmë se ato do të përmbushen. Le të biem dakord për gjithçka, le të biem dakord që Komisioni Republikan, ndoshta një, dy ose pesë ditë pasi të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme dhe vetëm atëherë do të fillojnë veprimet elektorale " u shpreh Vuçiq.
Presidenti Vuçiq shtoi se nuk dëshiron të flas për kundërshtarët politik në këto momente por zgjedhjet janë aty, rregullat e zgjedhjeve janë të qarta dhe të gjithë ata që duan të jenë pjesëmarrës të marrin pjesë në zgjedhje./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-zgjedhjet.jpg): failed to open stream: No such file or directory