Vuçiç nga kufiri Preshevë- Tabanoc: Kufiri Miratoc-Llojan do të hapet (video)
Me vite të tëra po premtohet se kufiri Llojan-Miratoc do të hapet. Premtim dha edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Por kjo çështje nuk po shkon drejt mbylljes. Në pamjet ekskluzive që i siguroi TV KLAN, shihet se si po rrethohet vija kufitare Miratoc-Llojan.
Banorët nuk e kanë të qartë se për çfarë gardhi bëhet fjalë, e për këtë çështje nuk duan të flasin as kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e as deputeti Shaip Kamberi.
E deklarata e sotshme e Vuçiç, nuk dallon shumë nga deklarata e Kryeministres, Bërnabiç, që e dha para më shumë se 1 viti.
“Ne kemi folur për këtë çështje, Zorani ka treguar interes të madh. Ka interes të madh për këtë pikë kufitare, posaçërisht nga qytetarët shqiptar që jetojnë në të dyja anët, në Llojan dhe Miratoc. Ne po bëjmë gjithçka që të hapet kjo pikë kufitare.
Kjo nuk është e thjeshtë dhe e lehtë për ne, jo vetëm për shkaqe politike por edhe për shkak se çdo ditë do të duhet të paguajmë njerëz që do të punojnë aty dhe kjo i rrit harxhimet, e ne jemi duke tentuar që harxhimet ti zvogëlojmë. Por, mos keni dert edhe këtë punë do ta kryejmë”.
Premtime pati edhe nga ana e politikanëve shqiptar. Në nëntor të 2019-tës, një delegacion serb nga Ministria e punëve të brendshme erdhi që ta harmonizojë planin për hapjen e kufirit.
MILLOSAV MILIÇKOVIÇ, SEKRETAR SHTETËROR NË MPB-SERBI
“Pikërisht në frymën e “mini-shengenit” dhe lehtësimit të e lëvizjes të kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, si dhe me qëllim që të lehtësohet jeta e banorëve lokal planifikojmë ta hapim këtë pikë kufitare dhe kemi harmonizuar tekstin të cilin do ta miratojmë deri në fund të viti.
BUJAR OSMANI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR
U dakorduam që hapja të jetë në dy faza. Faza e parë të jetë e përkohshme për qarkullimin e njerëzve.
Që mos të zgjatet shumë koha e përgatitjet për fillimin e pikës kufitare.
BUJAR OSMANI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Çështjet kufirit i kam koordinuar unë gjatë këtij mandati. Pas formalizimit të kësaj marrëveshje duhet të përgatitet infrastruktura për fillimin e funksionimit. Meqë isha unë në vend tek pika kufitare, erdhi një ide tjetër që mos të presim ndërtimin e objektit, se kjo do të na merr kohë… E dini se me fonde norvegjeze do të ndërtohet atje një objekt i ri.
Ajo që e vërejta unë është se ka dy kabina në anën serbe, që i shfrytëzon policia serbe, kurse nga ana jonë nuk infrastrukturë as qasje të rrymës elektrike. Dërgova një letër deri tek policia serbe, deri tek Ministri i punëve të brendshme që ti shfrytëzojmë kabinat e brendshme, të fillojmë menjëherë derisa të ndërtohet objekti, dhe po presim përgjigje prej palës serbe.
Letra është dërguar në mars të vitit të kaluar, e 11 muaj më vonë, kufiri ende nuk është hapur./KlanMacedonia/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-tabanoc-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory