Vranja pengon hapjen e maternitetit në Preshevë ?
Lokale

Vranja pengon hapjen e maternitetit në Preshevë ?

07.Jul.2014 13:57
0

Për çka shqiptarët nga Presheva lindin në Vranjë? Kjo është një pyetje që mundon shume veta edhe atë për shumë arsye, ka një përgjigje të thjeshtë- sepse atje nuk ka maternitet që nga vitet e 80-ta.

Në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë është ndërtuar departamenti i gjinekologjisë i  cili ka kushtuar 1.5 milion euro, mjete të siguruara nga ministria e shëndetësisë, qeverisja lokale dhe donatorët e huaj evropian.

Në fillim të këtij viti gjatë vizitës në Preshevë, ministrja e shëndetësisë , Slavica Gjukiq Dejanoviq pati premtuar se deri në fund të marsit do të filloj të punojë materniteti, shkruan okradio.

Zoran Stankoviq, kryetar i trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë thotë se problemi i mos hapjes është pengesa nga ana e njerëzve nga Qendra Shëndetësore në Vranjë, të cilët nuk pajtohen për kuadrot  në Preshevë.

“Nuk është e vështirë të hapet materniteti, nevojiten 4 gjinekolog dhe 12 motra medicinale. Problemi është në Vranjë që 40 % e lindjeve janë shqiptare, dhe nëse fillon materniteti në Preshevë atëherë mbesin pa pune shumë gjinekolog në Vranjë”, ka deklaruar Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, transmeton Titulli.

Ndërsa drejtori aktual i Qendrës Shëndetësore në Vranjë, Vlladimir Stamenkoviq thotë se pritjet e shqiptarëve kanë qenë jo reale sepse do të ishte gabim të presin që gjinekologët të punojnë edhe në Vranjë edhe në Preshevë.

“Është mirë të sqarohen disa gjëra, në princip është puna e gjinekologëve a janë në gjendje të pranojnë përgjegjësinë dhe a dinë të punojnë. Kanë qenë 15 ditë në praktikë dy grupe por ajo ka qenë sipërfaqësisht”, ka thënë Stamenkoviq.

Ai vlerëson se duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun, a bëhet fjalë për çështje politike apo për gjëra objektive, shpjegoi ai.

Palët që ndikojnë në hapjen e maternitetit jashtë spitalorë në Preshevë kanë vlerësuar se së shpejti do të organizohet ndonjë takim me palët e interesuara dhe problemi i hapjes do të zgjidhet./Titulli.com/

Musliu: Kjo është e vërteta, djalin ma rrahën andaj edhe iku nga policia (foto)
Luginë: Fillon regjistrimi i nxënësve në shkollë të mesme (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration