Lokale
Volebeak takon liderët, bisedohet edhe për lapidarin në Lluçan (video)
Liderët shqiptarë të Luginës sot janë takuar me Komisari i Lartë të OSBE-së për pakica kombëtare, Knut Volebeak, me çrast kanë parashtruar kërkesat e tyre për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë
I gjithë spektri politik i Luginës sot u takua me KomisarinVolebeak në zyrat e OSBE-së në Bujanoc, nga i cili kërkuan ngritjen e zërit për shumë probleme që i shqetëson shqiptarët e Luginës, në mesin e të cilave edhe provokimin e fundit me vendosjen e memorialit të xhandarmërisë mbi fshatin Lluçan të Komunës së Bujanocit .
Komisari i Lartë për pakica kombëtare i ka premtuar përfaqësuesve shqiptar të Luginës se për shqetësimet e tyre do të bisedojë edhe me kryetarin e Serbisë Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministrin Ivica Daçiq.
Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë Riza Halimi i cili mori pjesë në mbledhjen e sotme i tha gazetarëve se Volebeak nga ky takim ka marrë mjaftueshëm informacione për problemet që i preokupojnë shqiptarët këtu dhe të njëjtat do t’ia paraqesë edhe krerëve të shtetit.
Ai poashtu theksoi se në takim është biseduar edhe për heqjen e dhunshme të lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës, mirëpo njëherit është kërkuar edhe heqja e memorialit të xhandarmërisë mbi fshatin Lluçan të Komunës së Bujanocit.
Një takim me Volebekun kishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, i cili pas takimit tha se është biseduar për situatën politike të sigurisë, duke mos anashkaluar edhe problemet e fundit.
“Biseduam edhe për lapidarin e UÇPMB-së dhe kërkuam që sa më shpejt të kthehet, ndërsa pushteti lokal në Preshevë duhet të marrë një vendim se ku do të vendoset lapidarin”, theksoi Beqiri, duke shtuar se është kërkuar edhe heqja e memorialit të xhandarmërisë.
“Dhamë mendimin tonë se memoriali i xhandarmërisë nuk e ka vendin aty, është një provokim për popullatën shqiptare në Lugine të Preshevës”, ka thënë Beqiri duke nënvizuar se memoriali duhet të hiqet nga vendbanimet shqiptare.
Gjatë ditës së sotme Komisari i Lartë i OSBE-së për pakica kombëtare Knut Volebeak, vizitën në Bujanoc e filloi duke takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, ndërsa një takim të veçant e realizoi edhe me kryetarin e Trupit Koordinues për Luginën, Zoran Stankoviq.
Komisari ka parë për së afërmi edhe vendin në të cilin do të ndërtohet objekti i Fakultetit Ekonomik në Bujnaoc./Titulli.com/
http://youtu.be/cS0IbJtnIiUcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/osbe-takimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!