Lokale
Volebeak: Shqetësimet do t’ia përcjellë kryeministrit dhe kryetarit të Serbisë (video)
Komisari i Lartë i OSBE-së Knut Volebeak, pas takimit që pati me kryetari e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin tha se shqetësimet që kanë shqiptarët e Luginës do t’ia përcjellë edhe krerëve të Serbisë
Knut Volebeak, Komisar i Lartë për pakica nacionale pranë OSBE-së, pas takimit që pati me kryetarin Arifi theksoi se është njoftuar me situatën në rajon por edhe gjendjen ekonomike.
Ai gjatë prononcimit për gazetar tha se roli i tij është që të merret me marrëdhëniet ndëretnike dhe parandalimin e konflikteve të mundshme.
“Sipas perspektivës që kam unë, jugu i Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe organizata të ndryshme përfshirë edhe OSBE-në janë duke punuar për zgjidhjen e problemeve me të cilat jeni ballafaquar gjatë këtyre viteve”, u shpreh Volebeak duke shtuar se popullata në këtë rajon është duke përjetuar një moment me plotë sfida, raporton Titulli.
“Gjatë ditës së sotme do të takohem me kryetarin e Trupit Koordinues, ndërsa nesër me kryetarin e shtetit, kryeministrin dhe përfaqësuesit tjerë të Qeverisë, të cilëve do t’ia përcjellë përshtypjet e mia nga qëndrimi në Bujanoc”, u shpreh Komisari i OSBE-së.
“Biseduam për situatën politike në Luginë të Preshevës, rreth largimit të lapidarit në Preshevë por edhe lapidarit e xhandarmërisë në Lluçan”, tha pas takimit kryetari i komunës Nagip Arifi.
Ai shoti se Komisari Volebeak është njoftuar edhe me përgatitjet të cilat janë duke u bërë për ndërtimin e objektit të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc.
“Ambasadori do të ketë mundësi që të vizitojë lokacionin ku është paraparë të ndërtohet Fakulteti i cili na ka dhënë një përkrahje të madhe në këtë drejtim”, është shprehur Arifi.
Volebeak ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqirin, kurse në orën 14h do të takohet me të gjithë liderët e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Luginë.
Vlen theksuar se në Bujanoc po qëndron edhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.
Deri më tani nuk ka konfirmim se a do të marrë pjesë edhe Stankoviq në takimin me liderët shqiptarë dhe Komisarin Volebeak./Titulli.com/
http://youtu.be/wQ3D5qKzkPMcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/arifi-volebeak22.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!