Vizita e Ramës i dha hov shpresës së shqiptarëve të Luginës (video) ?
Lokale

Vizita e Ramës i dha hov shpresës së shqiptarëve të Luginës (video) ?

18.Nov.2014 20:43
0
Gati një javë pas vizitës së tij në Serbi vazhdon të jetë e fortë jehona e mesazheve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Politikanët lokalë në Luginën e Preshevës, përveç vlerësimeve për rëndësinë historike të kësaj vizite, janë të bindur se tashmë është hapur një faqe e re, jo thjesht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë, por mbi të gjitha për zgjidhjen e çështjes së të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë pjesë të Serbisë.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama në Beograd shënoi një fitore të Shqipërisë karshi Bashkimit Europian duke qenë i çiltër, duke qenë i hapur dhe duke qenë shumë real. Anjëherë në retorikën dhe fjalimin e tij nuk ka përdorur një imagjinatë nga e kaluara, por një imagjinatë për të ardhmen duke lënë pas të gjitha papajtueshmëritë mes Serbisë dhe Shqipërisë nga e kaluara, duke qenë i gatshëm për të lënë pas dhe të gjitha ato mizori që Serbia ka bërë ndaj shqiptarëve qoftë në Kosovë, në Luginën e Preshevës apo gjetiu për historinë e kaluar dhe për të ndërtuar një rrugë të re të hyrjes në Bashkimin Europian”, - shprehet Ragmi Mustafa, kreu i komunës së Luginës së Preshevës.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi pikërisht ndalesën e tij në komunën e Preshevës ku dhe u nderua me titullin “Qytetar nderi”, për të njoftuar arritjen e një marrëveshje me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, mbi njohjen e diplomave shqiptare nga ana e Beogradit zyrtar.

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi shprehet se kjo vizitë padyshim që hapi debatin e rëndësishëm për të drejtat e shqiptarëve, për të cilat tashmë pritet të shihen rezultate konkrete. 

“Për ne ka një peshë të posaçme kjo që u hap një debat pas këtij takimi dhe pas deklaratave të kryeministrit Rama në Beograd. Tashmë është shumë aktual dhe ka reagime fillimisht të ashpra lidhur me kërkesën që shqiptarët e Preshevës të kenë të drejta të njëjta sikur serbët në Kosovë dhe ky debat edhe pse në këtë moment është i ashpër, besoj se do të jetë produktiv në periudhën që vjen”, thotë Halimi.

Politikanët shpresojnë shumë që kjo vizitë e kryeministrit Rama ti japë një hov shpresës për shqiptarët e vecanërisht për të rinjtë, të cilët po largohen në mënyrë massive për shkak të gjendjes së vështirë dhe mungesës së perspektivës reale./A1report/

Përfundon Festivali "Ditët e Komedisë Shqiptare" Presheva 2014, Teatri "Migjeni" nga Shkodra shfaqja më e mirë (video)
Pranimi i praktikantëve nga Lugina në institucionet shtetërore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration