Vendosim në të ardhmen për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare
Lokale

Vendosim në të ardhmen për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare

23.Jan.2016 08:05
0
Disa nga partitë shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë ende nuk kanë qëndrim se a do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe, dhe nëse vendosin të marrin pjesë, ato konsiderojnë që lista e përbashkët do të jetë opsioni më i mirë.

Deputeti popullor Shaip Kamberi për Radio Evropa e lirë ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të panevojshme, për shumë arsye.

Nëse qeveria thotë se reformat po vazhdojnë, atherë pse duhet ndaluar ato. Përveç kësaj, në qoftë se thuhet se në fund të muajit mars do të hapet dy kapituj të ri 23 dhe 24, që janë të rëndësishme për pakicat, atherë kjo do të shtyhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme” ka thënë Kamberi.

Sipas tij, kryesia e PVD-së në ditët në vijim do të vendosim për pjesmarrjen apo jo në zgjedhjet parlamentare që do të pasohet nga bisedimet me partitë e tjera shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci për një pjesmarrje të përbashkët.

“Për çdo rast ne duhet të presim që të vazhdojmë politikën tonë për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare që i kemi filluar në vitin 2007. Më së miri do të jetë që të gjitha partitë shqiptare të marrin pjesë, mirëpo duke njohur qëndrimin e partive tjera, ende nuk është e sigurtë se çka do të ndodhë. Ne me siguri se do ti ftojmë partitë tjera për të arritur një marrëveshje që të dalim me një listë të përbashkët” ka thënë Kamberi.

Edhe partia demokratike e Nagip Arifit ende nuk ka marrë ndonjë qëndrim për pjesmarrje në këto zgjedhje, ndërsa sipas liderit të saj, nëse pranon të dalin në zgjedhje, atherë sipas tij të gjitha partitë shqiptare duhet të dalin me një listë.

“Ende nuk kemi marrë vendim konkret për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare. Do të ishte mirë që partitë shqiptare të kenë një listë të përbashkët, mirëpo mendoj se ende është herët të flitet për këtë. Kur të shpallen zyrtarisht edhe zgjedhjet parlamentare, ather duhet të ndërrmiret një iniciativë e partive që të dilet në zgjedhje apo jo” ka thënë Arifi.

Partitë tjera ende nuk deklarohen rreth zgjedhjeve parlamentare, përveç kryetarit të komunës së Preshevës dhe PDSH, i cili kategorikisht ka hedhë poshtë pjesmarrjen në këti zgjedhje.

"Bashkëpunimi me Luginën është interes kombëtar"
Reagim ndaj shkrimit në portalin "Titulli": "Serbia i lejon katër libra leximi në gjuhen shqipe në Preshevë".
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration