Lokale
Vendimi për preshevarët në qershor
Edhe pse ishte pritur që sot të shpallet vendimi përfundimtar nga Gjykata e Apelit në Beograd ndaj nëntë të rinjve shqiptar të Preshevës, ajo nuk ka ndodhur.
Nëntë shqiptarët, të quajtur si “Grupi i Gjilanit” edhe sot, sikurse dje, lëshuan gjykatën pa u marrë vendimi përfundimtar.
Siç njofton RTV Presheva, Gjykata sot ka dëgjuar fjalën përfundimtare të palës mbrojtëse, ndërsa avokatët mbrojtës kanë thënë se sot kanë arrit të “shpartallojnë” prokurorinë dhe faktet e tyre.
Vendimi përfundimtar mbi gjykimin e këtij rasti pritet të bëhet gjatë muajit qershor.
Nëntë shqiptarët e komunës së Preshevës u arrestuan në datën 26 dhjetor 2008, me akuzën se gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë kishin kryer krime lufte ndaj civilëve serb në zonën e Gjilanit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/gjykata.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!