Vendim: Zgjatet orari i punës së gastronomive deri orën 24:00, festimi i maturës me kushte?
Komuna e Bujanocit përmes një njoftimi në Facebook sqaron se me vendimin e ri zgjatet orari i gastronomive deri orën 24:00.
Ky është njoftimi i plotë i publikuar në Facebook:
Shtabi i krizave për mbrojtjen e popullësisë nga sëmundja ngjitëse COVID - 19 i Qeverisë së Republikës së Serbisë në seancën e mbajtur më 31.05.2021 ka vendosur mbi lirimin shtesë të masave epidemiologjike, edhe atë:
- objektet e gastronomisë do të mund të punojnë çdo ditë deri në mesnatë, si në ambiente të hapura, poashtu edhe në ambiente të mbyllura, ndërsa kjo masë hynë nëë fuqi nga 01.06.2021;
- se projeksionet e fundit kinematografike mund të fillojnë në ora 23:00, andaj deri në këtë kohë mund të punojnë edhe arkat e tyre;
- kisoqet mund të punojnë nga 00:00 - 24:00;
- kongreset afariste dhe shkencore në ambiente të mbyllura mund të tubojnë më së shumti 200 persona, krahas vërejtjes se maksimumi i mëhershëm ishte 100 persona;
- hiqet testi falas PCR për qytetarët tanë që udhëtojnë në Gjermani;
- se nuk janë marrë vendime mbi shënimin e maturës, por mund të priten solemnitete të tilla nëse mbahen në shkolla dhe nën mbikqyrje.