Lokale
Vendet e rajonit nderojnë Komandant Lleshin (foto)
Dita e dytë e shënimit të manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit” ka vazhduar sot me homazhe, defilim dhe festivalin me shfaqje kulturoro-artistike në sheshin e Bujanocit.
[caption id="attachment_73493" align="aligncenter" width="640"] Lapidari i Komandant Lleshit te "Guret e buajve"[/caption]
Qytetarët e Tërnocit sot marshuan për në vendin e rënies së komandantit legjendar Ridvan Qazimit te “Gurtë e buajve”, atje ku këmba e tij shkeli për herë të fundit deri sa ishte në këtë jetë.
Me qindra qytetarë, familjarë, Organizata e Veteranëve të Luftës, familjet e dëshmorëve, përfaqësues të administratës komunale, subjekteve politike, vlerësuan lartë veprën e Komandant Lleshit.
Ish këshilltari politik i UÇPMB-së dhe kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, para të pranishmëve tha se Ridvan Qazimi nuk ka rënë rastësisht dëshmor në këtë vend.
“E dimë së që nga rënia e komandantit nuk kanë shkuar punët ashtu siç kemi dëshiruar . Çdo dëshmorë që ka rënë si amanet kishte bashkimin e tokave shqiptare, sepse dëshmorët bien vullnetin e bashkimit të tokave shqiptare”, u shpreh Musliu, raporton Titulli.
Ndërsa kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi apeloi për nderim të dëshmorëve dhe familjeve të tyre.
“Le ti lëmë trashëgim edhe atyre që vijnë pas nesh që duhet të nderohet gjaku i dëshmorëve, familjet e tyre. Ne duhet t’i rrimë afër këtyre familjeve sepse ata humbën birin, prindin, bashkëshortin e kështu me radhë”, tha ndër të tjera Isufi.
Në majën e këtij mali kishte ardhur edhe babai i Ridvan Qazimit, Hysen Qazimi, i cili falënderoi të pranishmit për nderimin që po ia bëjnë Komandant Lleshit dhe dëshmorëve të tjerë, e sidomos mysafirëve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.
“Ditët e Komandant Lleshit” sot vazhduan me një defilim në qytetin e Bujanocit të shoqatave kulturoro-artistike të ardhura nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva.
Pas defilimit përfaqësuesit nga delegacionet nga shtetet fqinje qëndruan edhe në zyrën e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifit, në mesin e të cilëve ishte edhe artisti i merituar nga Kosova, Hadi Shehu.
Në takim të pranishmit shfrytëzuan rastin që të njoftohen nga kryetari për situatën në Bujanoc e më gjerë në Luginë.
Programi për ditën e dytë të manifestimit përfundoi me festivalin e përgatitur nga shoqëritë kulturoro-artistike e cila u mbajt në sheshin e qytetit, para shtëpisë së kulturës.
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” shënimin qendrorë do ta ketë tek stadiumi i fshatit Tërnoc, të shtunën me fillim në orën 12h, ndërsa një orë më pas do të bëhen homazhe te varri i Komandant Lleshit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/ditet-lleshi-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!