Lokale
“Vëllazërimi” nga Bujanoci, udhëtoi për Turqi me 40 nxënës nga Lugina
Një grup prej 40 të rinjësh kryesisht nxënës të shkollave të mesme nga Bujanoci e Presheva kanë udhëtuar për një vizitë studimore dhe eskursion në Turqi. Nisja e nxënësve është bërë më autobus nga qyteti i Bujanocit.
Ky organizim është bërë nga organizata “Vëllazërimi” nga Bujanoci në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Turqisë, e cila është edhe finansues kryesor i këtij udhëtimi.
Ibrahim Rrustemi, kryetar i “Vëllazërimit” është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e ministrisë së diasporës së Turqisë.
“Ky udhëtim është një aktivitet i vazhdueshëm i organizatës sonë, ne punojmë që rinia jonë përmes aktiviteteve të këtilla të njohim më shumë zhvillimin e Turqisë në përgjithësi e sidomos avancimin e shkollave turke në përgatitjen e kuadrove të profile të ndryshme”, deklaroi Rrustemi.
Sipas Rrustemit programi do të fillojë me vizitën në Stamboll pastaj do të vazhdojë në Ankara dhe disa qytete tjera turke, ku do të vizitohen institucione të ndryshme shtetërore, kulturore dhe shoqërore.
“Vëllazërimi” është një organizatë që angazhohet të promovojë kulturën e këtij rajoni në vendet e ndryshme të Turqisë dhe njëkohësisht të krijoj lidhje vëllazërore me organizata simotra atje dhe punon vazhdimisht që bursat për studentët nga Lugina të rriten nga shteti turk./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!