Lokale
“Vëllazërimi” nga Bujanoci, mysafir tek kryeministri Erdogan
Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” nga Bujanoci do të udhëtojë këtë javë për në udhëtim studimor dhe promovues në shtetin e Turqisë. Gjatë këtij takimi do të prezantohet gjendja e shqiptarëve dhe ruajtja e identitetit kulturor kombëtar në Bujanoc dhe Luginë në përgjithësi.
Një grup prej 15 vetave nga Bujanoci do të marrin pjesë në programin njëjavorë në Stamboll të Turqisë, i cili po organizohet nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partisi) e kryeministrit turk, Taip Erdogan.
[caption id="attachment_71782" align="alignleft" width="165"] Ibrahim Rrustemi[/caption]
Kryetari i organizatës “Vëllazërimi”, Ibrahim Rrustemi shprehet i kënaqur që me ndihmën e organizatave simotra në Turqi ka arritur t’i sigurojë shpenzimet për gjithë grupin.
“Kjo është hera e parë që po dërgojmë të rinjtë tonë në shtetin e Turqisë për një vizitë të këtillë, dëshira e madhe e këtyre dhe sinqeriteti i shprehur na ka obliguar neve si organizatë të bëjmë të mundur shkuarjen. Ne do të qëndrojmë 7 ditë dhe do të mundohemi të paraqesim identitetin tonë kulturor dhe kombëtar denjësisht”, deklaroi Rrustemi për Titullin.
Në kuadër të programit do të bëhen vizita të ndryshme edhe nëpër institucionet shtetërore të Turqisë, gjithashtu do të organizohet edhe takime me organizatat tjera me të cilat ka bashkëpunim “Vëllazërimi”.
“Vëllazërimi” është një organizatë kulturore humanitare që vepron në Bujanoc dhe përmes programeve të ndryshme ndihmon në avancimin identitetit kulturor e kombëtar. Gjithashtu përmes programit të vet angazhohet edhe në krijimin e urës së komunikimit mes komunitetit shqiptar që jeton në Turqi dhe vendit tonë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/vellazerimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!