Vdes Ekrem Isufi, drejtori i parë shqiptar në Qendrën Sportive "RINIA" në Bujanoc
Lokale

Vdes Ekrem Isufi, drejtori i parë shqiptar në Qendrën Sportive "RINIA" në Bujanoc

16.Jul.2021 10:48
0

Familjarët kanë njoftuar se sot ka ndërruar jetë Ekrem isufi, nga fshati Lluçan i komunës së Bujanocit ndërsa bashkëpartiakët nga LPD e kujtojnë si drejtorë të parë shqiptar në Qendrën Sportive "RINIA" në Bujanoc.

Shqiprim Musliu, kryetar i LPD-së postimi në Facebook:

U shua edhe një veprimtar politik i Luginës
 
Ekrem Isufi - Aga Kemë që të gjithë e kemi thirrë, sot u nda fizikisht nga ne. Një burrë i urtë, veprimtar i devotshëm, e njeri besnik. Age Kemë ishte i ndërgjegjshëm dhe i fjalës. Gjithë jetën e tij i kushtoi çështjes sonë të përbashkët, dhe ishte vazhdimisht i indinjuar me proceset që po kalonim si shqiptar të kësaj treve. Por kishte besim të madh se me punë dhe nder do t`i arrijmë synimet tona.
 
Aga Kemë ishte prej njerëzve të rrallë, që ishte kundër regjimit të atëhershëm serb, që në komunën e Bujanocit shqiptarët i diskriminonin në të gjitha aspektet. E aga Kemë ishte ndër ata që e ngritën zërin kundër këtij diskriminimi që po i ndodhte popullit tonë. Veprimin e tij e fuqizoi që nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit të `92-së e deri në krijimin e realiteteve të reja politike.
 
Pas luftës së UÇPMB-së, dhe themelimit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, Aga Kemë si shumë njerëz të mirë të asaj kohe, e krijoi hapësirën për veprim politik, ku iu bashkua karvanit të LPD-së dhe ishte një ndër njerëzit më besnik të liderit të LPD-së, Jonuz Musliut. Ai ishte kryetar i nëndegës së LPD-së në Lluçan si dhe anëtar i kryesisë së LPD-së deri në vitin 2019.
 
Aga Kemë nën flamurin e LPD-së ishte për dy mandate këshilltar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, si dhe udhëhoqi si drejtor i parë shqiptar Qendrën Sportive "RINIA", si dhe Organizatën Turistike të Bujanocit në të cilën edhe u pensionua.
 
Ai sot u largua nga ne, por do të jemi krenar përgjithmonë për jetën dhe veprën e tij.
 
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë miqve të tij.
 
Qoftë i përjetshëm kujtimi për agën Kemë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/krem-isufi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Djegiet nga dielli gjatë verës: Ekspertët sugjerojnë disa mënyra se si të trajtoni lëkurën në shtëpi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration