Vdes diplomati dhe miku i paharrueshëm i Luginës së Preshevës, Jeff Bieley
Vdes diplomati dhe miku i paharrueshëm i Luginës së Preshevës, amerikani Jeff Bieley.
Lajmi për vdekjen e tij nuk është konfirmuar nga familja e tij por është mësuar nga burime tjera.
Historia Jeff Bieley:
Diplomati amerikan Jeff Bieley është koordinator i zyrës së OSBE-së në Bujanoc që një vit e gjysmë.
Ai kishte ardhur në rajonin e Ballkanit si gazetar në vitin 1998 kur në Shqipëri e Maqedoni ka punuar si gazetar i pavarur dhe si gazetar i Zërit të Amerikës.
Më pas, në Kosovë Jeff Bieley ka punuar si zëdhënës i UNMIK-ut dhe si këshilltar politik në UNMIK.
Gjatë kësaj kohe ai kishte mësuar shkëlqyeshëm gjuhën shqipe dhe kjo foto ishte në intervistën ekskluzive për portalin informativ Titulli.com e realizuar në gjuhën shqipe.
Bieley në këtë intervistë foli për zgjedhjet e mbajtura më 24 prill 2016 dhe integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore të Serbisë, diplomat e Kosovës dhe tema tjera të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ai pas punës në zyrën e OSBE-së në Bujanoc shërbeu si diplomat në OSBE në Shkup dhe Prishtinë.