Vazhdojnë aktivitetet për muajin e Ramazanit nga QSA (foto)
Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit, Qendra Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) - sektori gruas, për here të parë ka shtruar iftar edhe për gjininë femërore.Qëllimi i kësaj mbrëmjeje ishte prezantimi i veprimtarisë së kësaj organizate për aktivitetet e zhvilluara si dhe këmbimi i mendimeve në mes vete.
Të pranishme në këtë mbrëmje ishin mysafire nga Presheva e Bujanoci si dhe nga Kosova. Menjëherë pas iftarit filloi programi me lexim Kuranor.
Ndërkaq më pas Arbenita Arifi drejtuese e sektorit të gruas në këtë organizatë prezantoi të gjitha aktivitet e zhvilluara nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në territorin e Luginës dhe më gjerë nga themelimi deri më tani, raporton Titulli.
Pjesëmarrëse në këtë ngjarje ishte edhe deputetja e vetme me mbulesë në parlamentin e Republikës së Kosovës Labinotë Demaj – Morina.
Në fjalën e saj ajo shprehu mirënjohje dhe falënderime për banorët e Luginës së Preshevës, të cilët në mënyrë jashtëzakonisht të lartë tregojnë respektin që kanë për gruan dhe familjen.
Mysafirja nga Kosova u fokusua më tepër për temat që i takojnë gruas, familjes dhe shoqërisë.
Iftaret e organizuara nga organizata të ndryshme në Preshevë janë shpeshtuar kohëve të fundit për nder të muajit të Ramazanit./Titulli.com/