Vazhdojnë procedurat për pasivizimin e vendbanimit për shqiptarët në Bujanoc (dokument)
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë vazhdon me procedurat për pasivizimin e vendbanimeve për qytetarët në komunën e Bujanocit.
Një qytetarë shqiptarë që deshi të mbetet anonim është ankuar redaksisë së Titulli.com se MPB i ka nisur procedurën për pasivizimin e adresës së vendbanimit.
Në këtë dokument thuhet se në bazë të raportit operativ janë kryer verifikime në terren në datën e raportimit dhe është vërtetuar se personi në fjalë nuk është duke jetuar në adresën e e lajmëruar në komunën e Bujanocit por ai jeton në Gjilan.
Personi në fjalë është ftuar në stacionin policorë në Bujanoc që të paraqitet personalisht për të dhënë deklaratë lidhur me këtë çështje.
Banorë të shumtë shqiptarë nga komuna e Bujanocit që përkohësisht jetojnë në territorin e Kosovës janë ankuar se I pasivizohet vendbanimi.
Deri më tani edhe spektri politik dhe institucional lokal e ka ngritur këtë çështje përmes deklaratave të ndryshme./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/dresa.jpg): failed to open stream: No such file or directory