“Vatra” nuk harron Njaziun
Lokale

“Vatra” nuk harron Njaziun

04.Oct.2012 20:16
0
Shoqata “Vatra” sot ka përkujtuar themeluesin dhe ish kryetarin e saj, Njazi Kadriun. Të rinjtë e kësaj shoqate së bashku me Mustafë Shaqirin nga kryesia, bënë homazhe tek varri, në njëvjetorin e vdekjes së aktivistët të palodhur. Me këtë rast nënkryetari i të rinjve Shkëlzen Agaj, shpalosi kujtime nga puna që kishte pasur rinia e “Vatrës” me ish kryetarin Njazi Kadriu. “Kur të gjithë vrapuan pas favoreve dhe pushtetit ai ishte shembull i ndjekjes së një rruge të drejtë dhe të sinqertë në mbrojtjen e interesave kombëtare. Ai i dha shumë Atdheut duke mos kursyer as jetën e tij, ai nuk kishte asgjë para. Ëndrra e tij ishte që rinia të ishte bartëse e proceseve të mëdha kombëtare siç kishte qenë gjithmonë  gjatë rrugëtimit të saj në kthesa të caktuar historike për popullin shqiptar”, tha me këtë rast Agaj. Nënkryetari i kësaj shoqate po ashtu theksoi rëndësinë e ndryshimeve të cilët të rinjtë duhet ti marrin mbi supet e tyre. “Rinia edhe sot duhet të marrë mbi supet e veta ndryshimet dhe proceset e ndryshme, posaçërisht edhe zgjidhjen e çështjes shqiptare në përgjithësi”, theksoi ai duke shtuar se “të gjithë duhet të ndihemi krenar dhe të përgjegjshëm në rrugën të cilën ai e filloi dhe gjithsesi jemi duke u munduar që të vazhdojmë më tutje”, përfundoi Agaj./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/vatra-njaziu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pas Bujanocit edhe Presheva kërkon gjykatën themelore
Në Gjilan, përkujtohet Abdullah Krashnica – Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration