Lokale
Vatra: Kërcënohet me armë shqiptari i Malësisë së Bujanocit
Ilmi Bajrami nga fshati Suharnë i Malësisë së Bujanocit të dielën (22 shtator) është kërcënuar me armë nga serbët që kishin dalë për gjah.
Sipas një njoftimi të “Lëvizjes Vatra” me seli në Gjilan, bëhet fjalë për një kërcënim serioz që kishte marrë banori i këtij fshati shqiptarë nga disa serbë.
Ata i kishin drejtuar armët Ilmi Ibrahimit duke e paralajmëruar të mos rezistojë.
“Gjatë dy orëve sa e kanë mbajtur, e kanë keqtrajtuar, kërcënuar dhe ofenduar në baza nacionale, madje i kanë sugjeruar që të largohet sa më shpejt në drejtim të Kosovës ku kanë shkuar edhe pjesa tjetër e ,,shiptarëve’’, sepse ne jemi këtu dhe kjo është tokë e jona!”, njofton Lëvizja Vatra.
Me këtë rast Ilmiu kishte këmbëngul se është në tokën e tij, paguan tatimin e pronës, ruan bagëtinë me të cilën edhe mbanë familjen.
Lëvizja Vatra, apelon tek të gjithë faktorët relevant që të ndërmarrin diçka për të parandaluar pastrimin etnik, gjegjësisht për të mbrojtur atë popullatë nga “kriminelët e pangopshëm”.
“Tërheqim vërejtjen edhe faktorit politik në Shqipëri dhe Kosovë të ngrehin zërin tek faktori ndërkombëtar për të parandaluar më të keqen. Ndryshe si mund të arsyetohen veprimet e Serbisë kur i mbrojnë edhe kriminelët që janë dënuar nga e gjithë bota, ndërsa politikanët tanë nuk bëjnë edhe reagimin më të vogël në mbrojtje të qytetarëve të tyre në pronën e tyre!!”, përfundon Lëvizja Vatra./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/pushka.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!