Vaksina Pfizer/BioNTech neutralizon Omicron-in me tre doza
Shkencë dhe teknologji

Vaksina Pfizer/BioNTech neutralizon Omicron-in me tre doza

14.Dec.2021 07:52
0

Kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech thanë të mërkurën se një regjim me tre doza i vaksinës së tyre arriti të neutralizojë variantin e ri Omicron gjatë një testi laboratorik. Pfizer/BioNTech thanë gjithashtu se ata mund të prodhonin një vaksinë kundër Omicron-it në mars të vitit 2022, nëse ishte e nevojshme.

Sipas Pfizer/BioNTech-ut të dhënat tregojnë se varianti Omicron ishte neutralizuar me po aq efektivitet pas dozës së tretë, sikurse dy dozat kanë vepruar ndaj virusit origjinal të gjetur për herë të parë në Kinë.

“Vaksinimi i plotë me dy dozat e para dhe bërja e dozës përforcuese, mbetet mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e COVID-19-s”, tha në një deklaratë shefi i Pfizer-it, Albert Bourla.

Gjetjet janë gjerësisht në përputhje me një studim paraprak të publikuar të martën nga studiuesit e Institutit të Kërkimeve në Fushën e Mjekësisë në Afrikën e Jugut. Ata sugjerojnë se një injeksion i tretë i vaksinës Pfizer/BioNTech mund të ndihmojë në shmangnien e infeksionit me Omicron.

Por sipas një analizë laboratorike të kryer në spitalin universitar të Frankfurtit në Gjermani, përgjigjia me antitrupa ndaj Omicron-it ishte e ulët edhe pas tre injeksionesh./voa/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/hizer-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Dokumenti i vitit 2010, kur flitej për korrigjim të kufijve Kosovë-Serbi, cilat ishin Linjat e kuqe në Luginë ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration