Ushtria serbe mund të rikthehet vetëm nëse lidh marrëveshje me Kosovën
Rajoni dhe Politika

Ushtria serbe mund të rikthehet vetëm nëse lidh marrëveshje me Kosovën

29.Dec.2022 19:27
0

KFOR-i ende nuk i ka dhënë përgjigje Serbisë përkitazi me kërkesën për kthimin e një pjese të ushtrisë serbe në Kosovë. Një ditë para heqjes së barrikadave, forca që ia garanton kufijtë Kosovës e përsëriti se ka aftësi për të siguruar ambient të sigurt. E, njohës të së drejtës ndërkombëtare thonë se ushtria serbe nuk mund të rikthehet pa një marrëveshje me Kosovën

Serbët nisën largimin e barrikadave nga veriu pa marrë një përgjigje nga KFOR-i përkitazi me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për lejimin e kthimit të ushtrisë.

Kërkesa ishte adresuar më 16 dhjetor, pas së cilës KFOR-i tha se atë e ka në shqyrtim.

Prej atëherë nuk ka një konfirmimin nëse është refuzuar apo pranuar kërkesa e Serbisë. 

E, një ditë para se të nisë largimi i barrikadave, KFOR-i rikonfirmoi se ka aftësi për të siguruar ambient të sigurt duke u bërë thirrje palëve që t’u përmbahen marrëveshjeve ekzistuese. 

“KFOR-i mbetet shumë vigjilent dhe ka aftësi dhe personel për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet sipas mandatit që i buron nga OKB-ja, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999. KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në terren dhe aktivitetet përgjatë vijës kufitare, ndërsa përkrah dialogun për të arritur një marrëveshje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës”, ka thënë KFOR-i. 

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, thotë se ushtria serbe mund të rikthehet vetëm nëse fqinji verior lidh marrëveshje me Kosovën për prani ushtarake. 

“Argumentet juridike janë krejtësisht të qarta: e para, prezenca ushtarake në Kosovë, e cilësdo fuqi të huaj, mund të jetë vetëm në bazë të pëlqimit të autoriteteve të Kosovës në baza bilaterale përmes një Marrëveshje mbi Statusin e Forcave (FOSA). E dyta, prezenca ushtarake në Kosovë në bazë të kapitullit VII të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara mund të bëhet vetëm në rast të prishjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare ose kërcënimit për një gjë të tillë, gjë që nuk është rasti, sepse Kosova deri më sot ka treguar përgjegjësi të lartë për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare”, ka deklaruar Hasani për KOHËN.

Edhe sikur të kishte prishje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, sipas Hasanit, prapëseprapë do të duhej një rezolutë tjetër e Këshillit të Sigurimit.

“Çdo rikthim i tyre, duke u bazuar gjoja në dispozitat e tejkaluara të Rezolutës 1244, do të thotë shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, komprometim i pavarësisë së saj ndërkombëtare dhe ftesë për një konflikt të ri mes dy vendeve”, ka thënë tutje ai.

Duke u bazuar në Rezolutën 1244, Vuçiqi kërkonte kthimin e 100 deri në 1000 trupa në Kosovë. Në sinkron me barrikadat në veri, presidenti serb së fundi e ngriti edhe nivelin e gatishmërisë së ushtrisë duke e pozicionuar atë përreth kufirit me Kosovën

copy(/home/titulli/public_html/images/image/for-v.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rama ironizon me BE-në dhe SHBA-në për “protestat paqësore” në veri
KKSH; Shpallet lista e përfituesve të granteve të Kosovës për Luginë (lista)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration